Dokumenti i Kuvendit / Publikohet vendimi për Armando Prengën

Publikuar tek: politike, më 21:19 06-09-2015 Dokumenti i Kuvendit / Publikohet vendimi për Armando Prengën

Kuvendi ka publikuar vendimin e marë sot në Këshillin e Mandateve për heqjen e imunitetit të deputetit Armando Prenga duke vendosur me consensus miratimin e Prokurorisë.

“Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin u mblodh nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, z. Ilir Meta për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme për dhënie autorizimi për arrestimin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë Armando Prenga.

Fillimisht, anëtarët e Këshillit dëgjuan përfaqësuesit e Prokurorisë së Përgjithshme, avokatin mbrojtës si dhe deputetin Armando Prenga.

Pas shqyrtimit të dokumentacionit të paraqitur nga Prokuroria, Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin vendosi miratimin me konsensus kërkesën e Prokurorisë.

Raporti i Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të shqyrtohet nesër në seancë plenare, datë 7 shtator 2015”, thuhet në vendimin e Kuvendit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ngjela paralajmëron të tatëpjetën e qeverisë: Ç’është ky shtet i turpshëm?
Avioni i dytë i drogës Shqipëri-Itali, reagon ish-kryeministri: Shqipëria, Kolumbia e Europës »
Article Logic
Execution time: 0.024032115936279
array(1) { ["section"]=> string(65) "dokumenti-i-kuvendit-publikohet-vendimi-per-armando-prengen-20127" }