Dokumenti i themelimit të Partisë Demokratike

Publikuar tek: politike, më 12:37 30-03-2016 Dokumenti i themelimit të Partisë Demokratike

Database www.politike.al sjell sot për herë të parë dokumentin origjinal të kerkesës dhe vendimit për krijimin e Partisë Demokratike. Teksti i kërkesës mban firmen e Eduard Selamit.

Bashkë me kërkesën janë depozituar 35 faqe dokumentacion, - programi minimal, statuti dhe lista emërore e 376 nënshkruesve. Kërkesa është bërë më 17 dhjetor 1990 dhe është miratuar nga Ministri i Drejtësisë Enver Halili me 19 dhjetor 1990. Interesant është se në krye të shkresës së PD ende përdoret citimi „Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë“ dhe se kërkesa nuk mban emrin e kryetarit të Grupit Organizator Hajdari, por të zotit Selami.

Në vendimin e Ministrisë thuhet se kërkesa e PD është në përputhje me Kushtetutën e RPSSH, e cila në fakt është Kushtetuta komuniste e vitit 1976, e cila në nenin 3 theksonte se “PPSH, pararoja e klasës punëtore, është forca e vetme politike udhëheqëse e shtetit dhe e shoqërisë. Në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë ideologjia sunduese është marksizëm-leninizmi. Në bazë të parimeve të tij zhvillohet gjithë rendi shoqëror socialist”….gjithësesi, vendimi ligjëron PD-në, e cila është partia e parë antikomuniste dhe themeluese e pluralizmit politik më 1990.

Gjithçka mbi partitë, statutet, programet dhe zgjedhjet në Shqipëri 1991-2016 në www.politike.al realizim i Institutit të Studimeve Politike.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama fton opozitën në tryezë: Gati t'ju përqafoj. Hahn: Bëni edhe kilometrin e fundit për reformën në drejtësi
Strazimiri i përgjigjet Tahirit: Do më kenë përballë këta dhe të gjithë mjerot, "çufot" dhe "bubat kaçurrel" që montojnë skenare »
Article Logic
Execution time: 0.02764105796814
array(1) { ["section"]=> string(51) "dokumenti-i-themelimit-te-partise-demokratike-36392" }