Dokumenti/ Kandidati i pavarur i Tepelenës me firma false në regjistrimin në KQZ

Publikuar tek: politike, më 12:02 11-06-2015 Dokumenti/ Kandidati i pavarur i Tepelenës me firma false në regjistrimin në KQZ Deklarata noteriale e bashkëshortëve Agaraj

Më shumë se 30 qytetarë të Tepelenës kanë denoncuar faktin se kandidati i pavarur në këtë qytet Dritan Memushi, ka falsifikuar firmat e tyre për t’u regjistruar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.

Dokumentet që disponohen dhe po qarkullojnë në media, tregojnë për deklarata personale noteriale të qytetarëve, të cilët thonë se nuk kanë firmosur për kandidatin e pavarur, por ndërkohë firma e tyre gjendet në listën që e kanë propozuar kandidatin e pavarur.

“Ne deklaruesit Ylli Agaraj dhe Mbaresa Agaraj nën përgjegjësinë tonë ligjore deklarojmë se ne jemi bashkëshortë me njeri tjetrin dhe banorë në qytetin e Tepelenës. Deklarojmë se asnjëri prej nesh nuk ka firmosur në listën që ka paraqitur kandidati i pavarur për zgjedhjet locale në Bashkinë e Tepelenës dhe nënshkrimi I hedhur në këto lista nuk është i yni. Për sa më lart janë thëniet tona dhe mbajmë përgjegjësi përpara ligjit” thuhet në aktin noterial të bashkëshortëve Agaraj.

Por ndërkohë kandidati i pavarur vjen nga Salaria, dhe duket se ka ardhur pas problemeve që ndodhën me zgjedhjen e kandidaturave te PS. Ai ka lidhje të afërta me sekretarin e pPërgjithshëm të PS Gramoz Ruçi dhe nuk dihet se për çfarë arsyesh ka hyrë në garë.

Ndërkohë mësohet se edhe vetë kryeministri Rama është investuar për të mos lejuar kandidimin e Memushit, por ky i fundit ka refuzuar të tërhiqet nga gara.

Sondazhet që ka përpiluar Partia Socialiste me kompaninë e huaj që është marrë për të menaxhuar zgjedhjet, nxjerrin fitues bindshëm Tërmet Peçin për një mandat të dytë, çka e detyroi Ramën dhe strukturat e PS ta rikandidonin.  

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « LSI denoncon: Po manipulohen dhe blihen votat në Vorë . Ja faktet në media
Përplasje në Kuvend Meta-Patozi: Po shëtisni me foto magazinash mielli në Vorë, Meta: Me qetësi dhe dashuri »
Article Logic
Execution time: 0.14548397064209
array(1) { ["section"]=> string(85) "dokumenti-kandidati-i-pavarur-i-tepelenes-me-firma-false-ne-regjistrimin-ne-kqz-13275" }