Dokumenti/ Sa përfitoi ish-kryeministri Vilson Ahmeti nga CEZ dhe DIA, zbulohet firma e Ismailajt me Ahmetin

Publikuar tek: politike, më 10:52 09-09-2015 Dokumenti/ Sa përfitoi ish-kryeministri Vilson Ahmeti nga CEZ dhe DIA, zbulohet firma e Ismailajt me Ahmetin Faksimile te dokumenteve te permendura ne artikull, ne dosjen e Arbitrazhit

Newsbomb.al arrin të zbulojë nga dokumentet e paraqitura në arbitrazh se cili është ish- kryeministri i përfshirë në aferën CEZ-DIA, për të cilën PD akuzoi kreun e Kuvendit Ilir Meta. 

Por emri i ish-kryeministrit, i proceduar edhe më parë për korrupsion, është Vilson Ahmetaj, i përfshirë, dhe i dokumentuar nga hetimet e paraqitura në arbitrazh si njeriu që ka përfituar para kjo aferë.

Petrit Ahmeti, këshilltar në ERE, që sipas dokumenteve të arbitrazhit dhe deponimit të ish drejtorit të CEZ Hejçek, nuk është I panjohur me Kastriot Ismailajn, të akuzuarin kryesor për përfitimet nga borxhet e CEZ.

Petrit Ahmeti dhe Kastriot Ismailaj, sipas dokumenteve të arbitrazhit, rezultojnë se së bashku kanë një kompani. Dokumenti i QKR, që disponon Newsbomb.al tregon se pikërisht në prill të 2010, ata kanë krijuar shoqërinë ASSET, ku janë bashkëaksionerë, dhe që kanë vendosur aktivitet të përgjithshëm të software apo programe të ndryshme.

Këta të dy, nga dokumentet e prezantuara ditën e djeshme në newsbomb.al, dhe sipas dëshmisë së vetë Hajçek, ishin së bashku te kreu i ERE, Bujar Nepravishta, ku Hajçek në deklaratën e tij pretendon se Kastriot Ismailaj, e njohu me Nepravishtën dhe Ahmetin.

Lidhja, ka qenë më e fortë sesa njohjet dhe prezantimin me ish drejtorin e CEZ, përsa kohë që funksiononte edhe shoqëria ASSET.

Por këtu nuk bën përjashtim as vëllai i këshilltarit të ERE, ish kryeministri Vilson Ahmetaj, i cili në dokumentet e arbitrazhit përfshihet si një person me lidhje, njohje, influencë, por edhe kompani të cilën e ka vënë në funksion dhe dispozicion për të përfituar fonde nga CEZ.

Eshtë një dokument i hartuar nga Drejtoria e Tatimeve të Tiranës, ndaj firmës DIA (Debt International Advisory), ku flitet qartë për shumat e dhëna të parave, për punime të pakryera.

Kompania A.I.C ku është pronar edhe ish kryeministri Vilson Ahmeti, ka përfituar nga DIA plot 16.916.667 lekë (pra gati 170 milionë lekë) dhe sipas dokumentit dhe provave, për punime të pakryera për llogari të CEZ.

“Për punët e kryera nga kjo shoqëri inxhinierit të degës nuk iu vendosën dokumentacionin në dispozicion që të vërtetonte kryerjen e këtyre punimeve. Fatura e lëshuar nga kompania Nereida sh.p.k ka përshkrimin “Mbështetje dhe asistencë logjistike për arkëtim të detyrimeve” nuk ka asnjë document shoqërues që të vërtetojnë kryerjen e këtyre shërbimeve” shkruhet në raportin e tatimeve.

Kjo do të thotë, se lekët për kompaninë e ish kryeministrit Vilson Ahmeti janë dhënë, por nuk është kryer asnjë punë për marrjen e këtyre lekëve.

Dëshmitë e tjera në Arbitrazh

Skema e bashkëpunimit Kastriot Ismailaj – Petrit Ahmeti – Vilson Ahmeti, ka qenë shumë e qartë për të marrë çtë mundin për llogari të tyre.

Petrit Ahmeti që luante rolin e këshilltarit të ERE, ishte garancia e DIA në raport me CEZ. Dokumentat dhe deponimet në arbitrazh, nga dy persona, E.M dhe S.H., tregojnë se ka qenë vetë Petrit Ahmeti që ka përgatitur edhe dokumentat për Pragën, në mënyrë që DIA të merrte borxhet e pambledhura për llogari të CEZ.

“Kastriot Ismailaj, që në mars – prill 2011 më ka shprehur që çdo gjë e kam rregulluar në Pragë dhe besoj se në vjeshtë do të fillojmë kontratën për mbledhjen e borxheve të CEZ. Më tregoi një document prezantimi për DIA, të cilën e kishte prezantuar në Pragë. Ky document kishte në faqen e parë kompaninë austriake “Passut & Partners” si autore të studimit…Kur e pyeta Ismailajn për emrin e kompanisë austriake ai më tha se emri është  austriak, por prezantimin e kanë bërë dy persona që ishin shtetasit S.H dhe Petrit Ahmetaj si persona që njohin mirë sistemin energjetik në Shqipëri. Di që pas këtij prezantimi, u firmos kontrata e shërbimit në 1 shtator 2010” thotë E.M në deponimin e tij për aferën CEZ-DIA.

Për këtë çështje është pyetur edhe shtetasi S.H, një ndër personat që ka bërë prezantimin me Petrit Ismailajn, në emër të kompanisë austriake, vetëm për të përfituar kontratën e mbledhjes së borxheve.

“Këtë document unë e kam përgatitur së bashku me shtetasin Petrit Ahmetaj, të cilin e ka thirrur për këtë punë, vetë Kastrioti. Eksperienca e Petritit ishte e madhe sepse ai kishte punuar për një kohë të gjatë në sistemin energjetik. Dokumenti është përgatitur për një kohë prej rreth dy javësh dhe i është dorëzuar Kastriotit, i cili pasi mbaroi se ky document do të shkonte në Pragë te CEZ Praga në funksion të marrjes së një pune. Gjatë verës së vitit 2010 Kastrioti më ka kërkuar që ta shoqëroja dhe së bashku me të dhe një mikun tonë të përbashkët B.S, kemi shkuar në Pragë në Çeki” deponon S.H.

Konkluzioni

Të tjera fakte dhe dokumente do të dalin në vazhdim ndërkohë që newsbomb.al ka siguruar dosjen e arbitrazhit që nxjerr të vërtetat e aferës dhe cilët ishin përfitimet e DIA nga procesi i mbledhjes së borxheve, apo njerëzit e përfshirë në këtë aferë.

Gjithsesi, në bazë të dokumenteve të deritanishme, nuk ka asnjë pikë dyshimi se të përfshirë në këtë aferë kanë qenë njerëz dhe ish-funksionarë të lartë të shtetit. Kastriot Ismailaj, i cili ka krijuar kompani me Petrit Ahmetin, këshilltar i ERE, dhe vëlla i Vilson Ahmetit, ish kryeministër, i ka dhënë punë kompanisë së këtij të fundit për të përfituar fondet nga afera Cez-Dia.

Mbetet i paqartë qëllimi i kreut të PD Lulzim Basha për të hapur dosjen dhe për të akuzuar Metën, kur ish kryeministri dhe ish funksionarët e PD të qeverisë “Berisha” kanë qenë të përfshirë në këtë skandal. Ditët e fundit, edhe sulmi i Bashës për këtë çështje është zvenitur. Por pavarësisht kësaj, dokumentet e dërguara në arbitrazh, do të zbardhin të gjitha hijet e dyshimit dhe personazhet që kanë fituar. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama për deklaratën e Bashës: Si Sudja duke lexuar me zë të lartë Financial Times
Qytetari fierak refuzon të paguajë pa kupon, Rama e falenderon »
Article Logic
Execution time: 0.0044810771942139
array(1) { ["section"]=> string(112) "dokumenti-sa-perfitoi-ish-kryeministri-vilson-ahmeti-nga-cez-dhe-dia-zbulohet-firma-e-ismailajt-me-ahmetin-20338" }