Donald Lu flet hapur: Persona të rrezikshëm si Frroku dhe Shullazi lëvizin të lirë (Video)

Publikuar tek: politike, më 15:41 17-11-2015

Ambasadori amerikan Donald Lu ka qenë i drejtpërdrejtë në deklarat e tij sot gjatë diskutimit për Reformën në Drejtësi duke sjellë si shembull rastin e Emiliano Shullazit dhe Arben Frrokut.

Donald Lu i ka quajtir Shullazin dhe Frrokun si persona të rrezikshëm, të akuzuar për vrasje dhe trafik droge por që janë lënë të lirë dhe nuk i janë dorëzuar drejtësisë.

“Arben Frroku u lejua të largohej nga vendi edhe pse pritej vendimi i gjykatës. Ai vrau një polic dhe u largua në mënyrë të mistershme. Emiliano Shullazi, i akuzuar për trafik droge dhe vrasje nuk iu dërgua drejtësisë. Autorët e krimeve të rënda ecin të lirë në rrugët e vendit tonë. Sokol Mjacaj u la i lirë pasi vrau një fëmijë”, ka thënë Ambasadori amerikan Donald Lu.

Lu tha se me reformën në drejtësi Shqipëria do të jetë një vend më i sigurtë. “Të vetmit që i tremben reformës janë kriminelët”, tha Lu.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Buxheti i ri, Afrim Krasniqi: Më shumë para për shefat dhe zyrat, më pak për arsimin dhe rrugët
Rama në Vlorë: Vitin e ardhshëm do heqim aforfenë »
Article Logic
Execution time: 0.027916193008423
array(1) { ["section"]=> string(87) "donald-lu-flet-hapur-persona-te-rrezikshem-si-frroku-dhe-shullazi-levizin-te-lire-25642" }