Donald Lu i shkruan Kosovës: Ju përgëzoj për fushatën pozitive, shenjë që sistemi politik po maturohet

Publikuar tek: politike, më 20:33 25-06-2015 Donald Lu i shkruan Kosovës: Ju përgëzoj për fushatën pozitive, shenjë që sistemi politik po maturohet

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu shprehet se fushata pozitive e kandidatit të Partisë Demokratike Halim Kosova është një shenjë që sistemi politik në Shqipëri po maturohet.

Në një letër drejtuar Halim Kosovës, ambasadori Donald Lu e përgëzon për fushatën pozitive të përqëndruar në problemet e qytetarëve. “Folët për çështje që shqetësojnë votuesit. Faleminderit që u përpoqët të përmirësoni vendin”, shkruan Lu në letrën e tij drejtuar Kosovës.  Lu vlerëson gjithashtu punën e jashtëzakonshme të Kosovës si ministër i Shëndetësisë.

Letra e ambasadorit Donald Lu:

I dashur Dr Kosova

Doja të dërgoja këtë letër për t’iu përgëzuar për fushatën pozitive  për Bashkinë e Tiranës dhe të përqendruar në problematika. Ambasada jonë  ka folur shpesh në muajt e fundit rreth politikanëve të korruptuar dhe  kriminelë që janë përfshirë në blerje vote, shantazhim dhe manipulim të  institucioneve demokratike.

Në kontrast me këtë, ne pamë që ju ishit personalisht i angazhuar në  një proces të ndershëm dhe të hapur. Ju folët për çështje që shqetësojnë  votuesit e Tiranës. Ne mendojmë se fushata juaj ishte një shenjë për  qytetarët shqiptarë se sistemi i tyre politik po maturohet.

Ne të falenderojmë për përpjekjet tuaja për të përmirësuar vendin. Në  veçanti, ne vlerësojmë punë tuaj të jashtëzakonshme si Ministër i  Shëndetësisë. Mezi pres të bisedoj me ju për këto çështje në një të  ardhmen të afërt.

 Sinqerisht

Donald Lu

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD e Ishmit: PS festoi me kallashnikov, druhemi se policia do fajësojë të rinjtë e PD
Shehu:Thamë do rezistojmë dhe do fitojmë, realizuam të parën, të dytën më 2017 »
Article Logic
Execution time: 0.023164987564087
array(1) { ["section"]=> string(106) "donald-lu-i-shkruan-kosoves-ju-pergezoj-per-fushaten-pozitive-shenje-qe-sistemi-politik-po-maturohet-14652" }