Donald Lu ‘’kokë më kokë’’ me Bujar Nishanin, takim në Presidencë 5 ditë para zgjedhjeve

Publikuar tek: politike, më 09:17 16-06-2015 Donald Lu ‘’kokë më kokë’’ me Bujar Nishanin, takim në Presidencë 5 ditë para zgjedhjeve Donald Lu dhe Bujar Nishani

Donald Lu takohet me Bujar Nishanin, 5 ditë para zgjedhjeve. Në një takim kokë më kokë pa praninë e medieve, ambasadori amerikan dhe presidenti shqiptar janë duke diskutuar për zgjedhjet që do të mbahen të dielën më 21 qershor.

Takimi nuk ka qenë i paralajmëruar më parë për mediet, por Lu ka hyrë në Presidencë dhe për disa minuta është brenda për të folur me Nishanin për zgjedhjet lokale.

Fushata zgjedhore mund të konsiderohet e qetë, të paktën deri më tani, duke hequr një pjesë të incidenteve në Durrës, apo juglindje të vendit. Ambasada amerikane ka këmbëngulur në procesin e dekriminalizimit të politikës, duke theksuar edhe pastrimin e listave të kandidatëve të bashkive nga personat me rekorde kriminale. Nuk përjashtohet nga diskutimi Nishani-Lu edhe reforma në drejtësi. Së fundmi KLD, drejtuar nga Nishani, ka qenë në qendër të vëmendjes edhe për dhënien e autorizimeve për arrestime gjyqtarësh, si Rasim Doda në Sarandë dhe Parashqevi Ademi në Lezhë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Idrizi: Dy partitë e mëdha janë shumë të zonjat për sherrnajë
Analisti thotë se “LSI të heq brekët”, reagon Dylgjeri: Jeni xheloz se ka 10 vjet që LSI vetëm rritet »
Article Logic
Execution time: 0.035134077072144
array(1) { ["section"]=> string(89) "donald-lu-koke-me-koke-me-bujar-nishanin-takim-ne-presidence-5-dite-para-zgjedhjeve-13710" }