Donald Lu në zyrën e Ilir Metës, takim kokë më kokë për Byronë Kombëtare të Hetimit

Publikuar tek: politike, më 09:20 05-02-2016 Donald Lu në zyrën e Ilir Metës, takim kokë më kokë për Byronë Kombëtare të Hetimit

Debatet e djeshme në Kuvend për Byronë Kombëtare të Hetimit kanë risjellë edhe njëherë domosdoshmërinë e rutinës së njohur të ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu.

Ambasadori ka rinisur sot në mëngjes turin e takimeve të liderëve kryesorë të partive shqiptare. E sigurisht që i pari që ka menduar të takojë është Ilir Meta.

Që herët në mëngjes Lu ka shkuar në zyrën e Metës, kreu i LSI-së por njëkohësisht edhe kryetar i Kuvendit, për të biseduar lidhur me reformën dhe nga sa mësohet posaçërisht për Byronë Kombëtare të Hetimit.

Dje, edhe Partia Demokratike këmbënguli për shikimin e draftit, ku parashikohet ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, duke u kërkuar socialistëve që ta sillnin në Parlament.

Por ka qenë ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Ermonela Felaj, madje dhe vetë kryeministri Edi Rama që kanë shpjeguar se për sa kohë ka në proces një Reformë në Drejtësi dhe ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit do të shoqërohet edhe me disa ndryshime kushtetuese, nuk mund të punojnë më vete për të.

Edhe reagimi i kryetarit të Kuvendit Meta, i cili në këto momente është duke biseduar me Lu-në, qe i qartë. Meta u bëri një propozim të thjeshtë demokratëve, në krye të të cilëve foli Edi Paloka. ‘’Silleni propozimin tuaj, depozitojeni dhe ne do ta kalojmë me prioritet, besoj’’.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 3 ish-themelues dhe drejtues të lartë të PS për mungesën e garës: Kjo nuk është Parti Socialiste
Bozdo i PD: Gjiknuri i doli kundër Ramës, opinioni e pa qartë aferën korruptive, pasurinë më të madhe të shqiptarëve »
Article Logic
Execution time: 0.026681900024414
array(1) { ["section"]=> string(88) "donald-lu-ne-zyren-e-ilir-metes-takim-koke-me-koke-per-byrone-kombetare-te-hetimit-31795" }