Donald Lu takohet me Nishanin, dje ekspertët e PD-së u tërhoqën nga tryeza për Reformën në Drejtësi

Publikuar tek: politike, më 11:09 11-01-2016 Donald Lu takohet me Nishanin, dje ekspertët e PD-së u tërhoqën nga tryeza për Reformën në Drejtësi

Ambasadori amerikan Donald Lu shkon në zyrën e presidentit Bujar Nishani. Para tij, ditë më parë Lu takoi kreun e Kuvendit, Ilir Meta.

Lu ka shkuar në Presidencë për të biseduar me Nishanin lidhur me Reformën në Drejtësi, duke qenë se puna për finalizimin e draftit me ndryshimet kushtetuese është në një pikë kritike, pas tërheqjes sërish të ekspertëve të nivelit të lartë të PD-së. Takimi mes tyre ka zgjatur rreth 60 minuta.

Më parë në zyrën e Nishanit ka qenë edhe kryeministri Edi Rama, për të cilin presidenti tha se ka gjetur mirëkuptimin. Megjithatë Nishani bëri me dije sot në një intervistë se maxhoranca ka një skenar për t’i bërë ndryshimet kushtetuese me votat e maxhorancës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Kjo është treshja me pushtet që rrezikon të humbasë gjithçka”, Ngjela nxjerr emrat
Rama me zor po pret seancën në Kuvend, do bëjë dy ndërhyrje madhore »
Article Logic
Execution time: 0.032502889633179
array(1) { ["section"]=> string(104) "donald-lu-takohet-me-nishanin-dje-ekspertet-e-pd-se-u-terhoqen-nga-tryeza-per-reformen-ne-drejtesi-29672" }