Donald Lu ua bën të qartë policëve shqiptarë: Refuzoni korrupsionin, dhuratat dhe ndikimin politik

Publikuar tek: politike, më 10:24 20-11-2015 Donald Lu ua bën të qartë policëve shqiptarë: Refuzoni korrupsionin, dhuratat dhe ndikimin politik Donald Lu

Ambasadori amerikan Donald Lu, pas deklaratës ‘’bombë’’ të disa ditëve më parë për Arben Frrokun  dhe Emiljano Shullazin, që ishin lënë të lirë nga drejtësia, sot ua ka bërë të qartë policëve shqiptarë, duke treguar dy shembuj amerikanë të dënimit për bashkëpunim me krimin.

“Polici i Njësisë kundër bandave në Chikago, u dënua në bashkëpunim me një grup kriminal të drogës, duke e drejtuar nga brenda departamentit. Ai kishte 22 vite në polici dhe u dënua me burgim të përjetshëm”, tha Lu.

Më pas ai ka folur për vlerat, duke u dhënë një mesazh të qartë: refuzimi i korrupsionit, dhuratave dhe ndikimin politik.

”Në Amerikë dhe në Shqipëri ëndrra e shumë e shumë fëmijëve është që kur të rriten të bëhen oficerë policie. Ata e përfytyrojnë veten të shpëtojnë njerëzit prej bandave dhe të arrestojnë kriminelët e rrezikshëm.

Problemi është se ndërsa ata rriten, ata shohin një imazh të ndryshëm në rrugët e tyre dhe në media.

Polciia e shtetit shqiptar është përballur me sfidat e saj: narkotikë, vrasje por hartimi përfundimtar i këtij kodi do ndihmojë.

Më ka lënë mbresë për ndihmën ndaj të sëmurëve, të plagosurve, fëmijëve të moshuarëve dhe personave me aftësi të kufizuar. Më pëlqen shumë që mban zotimin që policët s’do pinë duhan dhe alkool në detyrë.

Po më e rëndësishme është deklarata e qartë e vlerave të policisë. Ju refuzoni korrupsionin, dhurata të të gjitha llojeve, diskriminiminm, torturën dhe ndikimin politik.

A është e lehtë të nënshkruash një formular kur e kupton atë? Është shumë më e rëndësishme që Ministria e Brendshme ka trajnuar të 12 mijë punonjësit e Policisë së Shtetit për këtë Kod Etike dhe për t’u ofruar mundësinë për të diskutuar.

Për shumë burra dhe gra të guximshme që shërbejnë këto ideale të larta nuk janë të reja por duke i bërë ato standerde për të gjithë shpresa jonë është që Policia e Shtetit të ndërtojë më tej kulturën e respektimit të profesionit të policisë dhe e njerëzve që u shërben”, tha Lu.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lulzim Basha kujton Sokol Olldashin: Me ty në krahë do ta kishim më të lehtë…
Tahiri kritikon ashpër policinë para ambasadorit Lu: S’më vjen mirë... »
Article Logic
Execution time: 0.032739877700806
array(1) { ["section"]=> string(102) "donald-lu-ua-ben-te-qarte-policeve-shqiptare-refuzoni-korrupsionin-dhuratat-dhe-ndikimin-politik-25871" }