Donald Lu uron shqiptarët: Faleminderit për miqësinë e treguar në vitin tonë të parë këtu

Publikuar tek: politike, më 13:27 31-12-2015 Donald Lu uron shqiptarët: Faleminderit për miqësinë e treguar në vitin tonë të parë këtu

Ambasadori Donald Lu ka uruar shqiptarët me rastin e festës së Vitit të Ri. Me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Lu ka vlerësuar miqësinë dhe mikpritjen e treguar në vitin e tij të parë në Shqipëri.

"Në emër të të gjithëve këtu në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara, i uroj Gëzuar Vitin e Ri miqve tanë të shumtë në Shqipëri. Personalisht, do të doja të falënderoja shqiptarët për miqësinë dhe mikpritjen e ngrohtë dhënë mua dhe familjes sime në vitin tonë të parë në këtë vend të bukur”, shkruhet në urim.

Sa i përket anës profesionale, Lu e konsideron 2015-ën një vit sfidues por në të njejtën kohë edhe shpërblyes.

“Në askpektin profesional, ky ka qënë një vit sfidues dhe shpërblyes në të njëjtën kohë. Këtë vit, shqiptarët përmbyllën disa nisma kyçe, ndërsa një tjetër nismë jetësore është në proces. Kemi ndjekur debatin e fuqishëm publik që po shfaqet tani mbi reformën në drejtësi. Ne e mirëpresim një debat serioz rreth çështjeve dhe përmbajtjes, dhe shpresojmë që më shumë zëra shqiptarësh t’i shtohen këtij diskutimi të rëndësishëm kombëtar”, thuhet në urimin e Ambasadorit Lu.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama uron shqiptarët: Gëzuar 2016! Publikon edhe një album kartolinash nga ‘’rruga e reformave’’
PD, Bozdo: Rritja e çmimit të biletës, aferë korruptive e Veliajt‏ »
Article Logic
Execution time: 0.060856103897095
array(1) { ["section"]=> string(94) "donald-lu-uron-shqiptaret-faleminderit-per-miqesine-e-treguar-ne-vitin-tone-te-pare-ketu-28932" }