Donald Lu zgjedh Vorën, shkon me bllok dhe stilolaps për të monitoruar votimin

Publikuar tek: politike, më 10:13 21-06-2015 Donald Lu zgjedh Vorën, shkon me bllok dhe stilolaps për të monitoruar votimin Donald Lu në Vorë

Ambasadori i SHBA-vë në Tiranë Donald Lu ka zgjedhur sot për të monitoruar një qendër votimi në Vorë. Bashkia e Vorës ka qenë një nga pikat e nxehta dhe më të diskutuara gjatë këtyre ditëve sa u përket pretendimeve për regjistrimin e zgjedhësve fiktivë.

 Lu ka parë me imtësi se çfarë ndodhte në Vorë duke biseduar me komisionerë dhe votues për procesin e votimit.  Ai është fotografuar me bllok dhe stilolaps, duke mbajtur shënime për çdo detaj e informacion që merrte.

"Unë jam njëri prej pothuajse 300 vëzhguesve ndërkombëtarë, së bashku me qindra vëzhgues të tjerë vendorë, të cilët po i monitorojnë këto zgjedhje nga afër. Ne jemi këtu për të mbështetur qytetarët shqiptarë dhe të drejtën e tyre për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Zgjedhje të mbara qytetarëve shqiptarë!", tha ambasadori amerikan Donald Lu.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Hedhin votën Meta dhe Kryemadhi, Meta: Do më mbetet merak po nuk votuat
Nishani nuk voton pa xhaketë, e vesh në qendrën e votimit: Më parë votonim në rresht »
Article Logic
Execution time: 0.019902944564819
array(1) { ["section"]=> string(83) "donald-lu-zgjedh-voren-shkon-me-bllok-dhe-stilolaps-per-te-monitoruar-votimin-14194" }