Donald Trump e shkarkoi dje, por pak javë më parë Tillerson bleu shtëpinë 5.5 milionë dollarë (FOTO)

Publikuar tek: bota, më 09:48 14-03-2018 Donald Trump e shkarkoi dje, por pak javë më parë Tillerson bleu shtëpinë 5.5 milionë dollarë (FOTO) Shtëpia e re e blerë nga ish-sekretari amrikan i shtetit, në vlerën 5.5 milionë dollarë

Ish-sekretari i Shtetit Rex Tillerson dha 5.5 milionë dollarë për të blerë shtëpinë e tij të re në lagjen Kalorama në Uashington DC vetëm pak javë përpara shkarkimit ditën e djeshme, raportojnë mediat në SHBA.

Tillerson dhe bashkëshortja e tij Renda, e mbyllen marrëveshjen e blerjes së shtëpisë në muajin shkurt. Blerja e kryer nga Tillerson, ishte më e shtrenjtë se pronat e tjera që vlerësohen afërsisht nga 3.25 milionë dollar apo në dysheme 1.53 milionë dollar, sipas raporteve nga pasuritë e paluajtshme.

 

Cmimi I lartë ka të ngjarë të justifikohet me afërsinë e shtëpisë së re me zonën, ku gjenden edhe Barak e Mishele Obama, të cilët jetojnë në këtë lagje, por me qira. Por edhe Ivanka Trump dhe bashkëshorti I saj Jared Kushner jetojnë pak blloqe larg shtëpisë, raporton media amerikane.

Shtëpia katërkatëshe e Tillerson gjendet në mes të një blloku ambasadash duke përfshirë atë të Koresë, Japonisë, Turqisë, Meksikës dhe Sllovenisë. Tillerson mësoi të martën për shkarkimin e tij nga posti i Sekretarit Amerikan të Shtetit.

Dhe sikurse vetë Tillerson e bëri publik në deklaratë për shtyp këtë fakt tha se presidenti Trump e kishte telefonuar nga avioni Air Force One.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « SHKENCA NË ZI, ndahet nga jeta fizikanti Stephen Hawking
'GRATE – MISTERI më i madh në botë', deklarata e shkencëtarit që u nda nga jeta »
Article Logic
Execution time: 0.003911018371582
array(1) { ["section"]=> string(104) "donald-trump-e-shkarkoi-dje-por-pak-jave-me-pare-tillerson-bleu-shtepine-5-5-milione-dollare-foto-113201" }