Donald Trump godet tavolinën me zemërim: ‘Bye bye'... për demokratët

Publikuar tek: bota, më 17:33 10-01-2019 Donald Trump godet tavolinën me zemërim: ‘Bye bye'... për demokratët Donald Trump

Presidenti i Amerikës Donald Trump largohet nga takimi me demokratet i pakënaqur nga refuzimi i tyre dhe iu thotë “bye-bye”.

 

Negociatat u ndërprenë në ditën e 19 të një mbylljeje të pjesshme të qeverisë amerikane. Trump e quajti këtë takim “humbje të plotë të kohës” duke bërë kështu që demokratët ta quanin atë moment një zemërim nga ana e presidentit.

Donald Trump kërkonte 5.7 miliardë dollarë për të ndërtuar murin kufitar SH.B.A-Meksikë por sigurisht me refuzimin nga demokratët për ta financuar ky takim ishte shumë i shkurtër, vetëm 14 minuta.

Chuck Schumer tha se nga mohimi i palës demokrate, Trump kishte goditur tryezën me zemërim. Nga ana e tij, Trump tha se ai kishte treguar mirësjellje.

Të martën që kaloi në fjalimin e tij Donald Trump tha se popullsia në kufi ishte e pasigurt. Ai bëri me dije se do të vizitojë personalisht një nga nga qendrat kufitare për t’u informuar mbi sigurinë dhe mbi kalimet e paligjshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.10852599143982
array(1) { ["section"]=> string(69) "donald-trump-godet-tavolinen-me-zemerim-bye-bye-per-demokratet-148253" }