Donald Trump i rrethuar nga shërbimet sekrete, shtohen masat e sigurisë pas protestave

Publikuar tek: bota, më 21:58 29-04-2016 Donald Trump i rrethuar nga shërbimet sekrete, shtohen masat e sigurisë pas protestave

Kandidati për republikanët, Donald Trump, tashmë shoqërohet nga dhjetëra agjentë të shërbimeve sekrete, truproja dhe forca të shumta policie të cilat rrethojnë çdo takim elektoral të tijin.

Masat e sigurisë janë rritur ndjeshëm pas protestave të fundit, disa prej të cilave kanë rrezikuar të degjenerojnë në dhunë pranë hotelit ku po qëndron Trump. Persona të maskuar dhe me fytyrën e mbuluar nga shamitë janë mbledhur përpara hotelit duke tentuar disa herë të çajnë rrethimin dhe të hyjnë brenda.

Trump është filmuar teksa shoqërohet nga dhjetëra agjentë përmes një kalimi dytësor drejt hyrjes së hotelit.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.037523031234741
array(1) { ["section"]=> string(91) "donald-trump-i-rrethuar-nga-sherbimet-sekrete-shtohen-masat-e-sigurise-pas-protestave-39071" }