Donald Trump përtej çdo fantazie, postimi për Hillary Clintonin po çmend rrjetin

Publikuar tek: bota, më 22:35 14-07-2016

Donald Trump di si të jetë gjithnjë në modë dhe i informuar për risitë e fundit. Kandidati për president të SHBA-së ka bërë një postim në “Facebook” për kundërshtaren e tij Hillary Clinton, që po çmend të gjithë rrjetin.

Ai ka shfrytëzuar lojën “Pokemon Go” që po luhet nga çdo i ri në mbarë botën për të ironizuar Clinton. Pasi e ka futur në sferë kundërshtaren e tij, Trump ka treguar edhe cilësitë që ajo ka: “Shpesh është zbuluar duke gënjyer popullin amerikan, manipulon sistemin dhe shpërndan email-et sekrete”.

E ardhmja e Clinton sipas Trump? E papunë.

Video e Trump erdhi si reagim ndaj deklaratës me homor të Clinton gjatë një takimi me mbështetësit e saj. "Nuk e di kush e krijoi Pokemon Go, por po mundohem të zbuloj se si të dërgojmë Pokemon Go në vendet e votimit", u shpreh ajo.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033987045288086
array(1) { ["section"]=> string(85) "donald-trump-pertej-cdo-fantazie-postimi-per-hillary-clintonin-po-cmend-rrjetin-46630" }