Donis Avdiaj, 18 vjeçari pret ftesën e De Biazit: Ndoshta më merr pas këtij goli

Publikuar tek: sport, më 08:54 06-04-2015 Donis Avdiaj, 18 vjeçari pret ftesën e De Biazit: Ndoshta më merr pas këtij goli 18-vjeçari nga Istogu i Kosoves, Donis Avdiaj

Donis Avdiaj, 18 vjeçari që luan me skuadrën austriake Sturm Graz, është duke pritur një ftesë përfundimtare nga Gianni de Biazi trajneri i kombëtares shqiptare, për të luajtur me Shqipërinë. Ish futbollisti i Schalkes një muaj më parë kaloi në ekipin austriak për të marrë më shumë përvojë. Me fanellën e Sturmit dje, Avdiaj, ka shënuar gol duke i dhënë skuadrës së tij pikët e plota. 

Djaloshi nga Istogu i Kosovës thotë se e pret ftesën nga trajneri shqiptar, ndërkohë që tregon për sportal.al se është takuar me trajnerin shqiptar.

“Ishte një lojë e mirë ndaj një kundërshtari të vështirë. Jam i lumtur për golin” thotë ai. Tregon se një javë më parë është takuar me Gianni de Biazi. “Pas atij takimi nuk kemi pasur ndonjë kontakt. Ndoshta pas këtyre golave do të ftohem nga De Biazi, thotë 18 vjeçari kosovar që kërkon të luajë me Kombëtaren shqiptare. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Gazzetta dello Sport” për Lilën: Luftëtari i interesuar për futbollin, jo për paranë
100 vjeçarja përmbush garën e notit prej 1500 metrash, rekord i ri »
Article Logic
Execution time: 0.020186901092529
array(1) { ["section"]=> string(83) "donis-avdiaj-18-vjecari-pret-ftesen-e-de-biazit-ndoshta-me-merr-pas-ketij-goli-7918" }