Donis Avdijaj dhuron spektakël edhe në miqësoren me Maribor (Video)

Publikuar tek: bota, më 22:26 28-06-2015

Talenti i të riut shqiptar, që luan me austriakët e Sturm Grasit është i konfirmuar. 

Shikoni spektaklin që ka dhuruar Donis Avdijaj në miqësoren Sturm Graz - Maribor 5-2. Një driblim elegant i tre kundërshtarëve, pastaj edhe i portierit, për të realizuar një supergol, që vetëm të talentuar si Donisi mund t’i realizojnë.

Talenti shqiptar Donis Avdijaj është një futbollist i Schalke 04, i huazuar tek austriakët e Sturm, që vazhdon të jetë i kërkuar nga për t’u përfshirë në radhët e kuqezinjve nga trajneri Xhani De Biazi. Edhe për ndeshjen ndaj Francës atij iu drejtua një ftesë për të ardhur në Kombëtare, por Avdijaj nuk u paraqit, duke u justifikuar me lodhjen dhe ngarkesën e detyrimeve të tij profesionale, transmeton Sportal.

Gjithsesi, shpresohet akoma që talenti Donis Avdijaj të bashkohet me kuqezinjtë e Kombëtares, pasi ai duket dyzuar për të vendosur për të ardhmen e tij dhe ende nuk i ka thënë “Jo” përfundimisht ftesave të Shqipërisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023135185241699
array(1) { ["section"]=> string(71) "donis-avdijaj-dhuron-spektakel-edhe-ne-miqesoren-me-maribor-video-14842" }