Donis Avdijaj kërkon Champions League-n, flirton me Beshiktashin

Publikuar tek: sport, më 17:35 23-05-2016 Donis Avdijaj kërkon Champions League-n, flirton me Beshiktashin

Futbollisti shqiptar, Donis Avdijaj po kërkon debutimin në Champions League, por kjo nuk mund t’i mundësohet me ekipin e tij, Schalke 04, ku ai do të kthehet pas eksperiencës në Austri.

Avdijaj ka qenë këto ditë në Stamboll të Turqisë, ku edhe ka publikuar një foto, ndërsa mbas shpinës së tij qëndronte stadiumi i Beshiktashit. “Stambolli i bukur”, shkruan futbollisti, ndërsa komentuesit e shohin këtë postim si flirt me kampionët e Turqisë.

Beshiktashi do të luajë sezonin e ardhshëm në Champions League dhe stafi është vënë në kërkim të përforcimeve të reja. Aktivizimi i Avdiajt në kampionatin turk do të ishte hap pozitiv për shkak të konkueshmërrisë, por edhe sepse hapësirat te Schalke 04 janë të pakta për të.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Djemtë e Kombëtares gati për Kampionatin Europian, bashkohen në Austri
Testi/ De Biasi ndan djemtë e kombëtares, tripleta e Cikalleshit i jep fitoren skuadrës (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.021040201187134
array(1) { ["section"]=> string(69) "donis-avdijaj-kerkon-champions-league-n-flirton-me-beshiktashin-41281" }