Donte të bashkohej me ISIS, hidhet në erë 17 vjeçari britanik, familja: Jemi të tronditur

Publikuar tek: bota, më 18:32 14-06-2015 Donte të bashkohej me ISIS, hidhet në erë 17 vjeçari britanik, familja: Jemi të tronditur Fotot e publikuara ne twitter per 17 vjecarin britanik qe u hodh ne ere ne nje sulm kamikaz

Një djalë 17 vjeçar nga West Yorkshire u hodh në erë ndërkohë që ishte në një makinë me eksploziv në qytetin iraken Bajij. Dhe pas asaj që kanë pubikuar mediat sociale të lidhura me ISIS, duke dhënë edhe foto të djaloshit, i quajtur si Abu Yousuf al-Britani, duket se ai është terroristi më i ri në moshë, me kombësi britanike. 

Guardian raporton se djali në foto quhet Talha Asmal, nga Dewsbury, që është arratisur nga shtëpia me një shokun e tij që në mars, për tu lidhur me ISIS. Shteti islamik flet për katër terroristë që kanë shpërthyer duke specifikuar se një tjetër ishte gjerman, një palestinez dhe një tjetër nga Kuvajti.

Policia e West Yorkshire ka deklaruar të dielën se është në dijeni të lajmeve të publikuara nga ISIS por për momentin nuk bëhet e qartë nëse djali që ka hedhur veten në erë është Asmal. Prillin e kaluar familja e djalit kishte deklaruar se adoleshenti kishte marrë një avion për të shkuar në Turqi së bashku me mikun e vet Hassan Munshi, edhe ai 17 vjec. Të dy djemtë përshkruhen si adoleshentë normal me nota të mira në shkollë madje edhe me të ardhme përpara. Nuk ka ardhur konfirmimi zyrtra i vdekjes së tëriut, por prindërit kanë njohur djalin e tyre në fotot e shpërndara nga ISIS në internet. Në një komunikatë familjarët janë shprehur të tronditur nga lajmi i zhdukjes së tij. Shërbimet sekrete thonë se janë të paktën 600 anglezë që kanë shkuar në Siri apo në Irak për tu bashkuar me shtetin islamik.

Asmal vjen nga një familje muslimane britanike, një familje punëtore, që do paqen dhe respekton ligjin dhe që gjithmonë ka dënuar çdo lloj dhune. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.039887189865112
array(1) { ["section"]=> string(92) "donte-te-bashkohej-me-isis-hidhet-ne-ere-17-vjecari-britanik-familja-jemi-te-tronditur-13563" }