Donte të promovonte këtë qytet të Shqipërisë në Amerikën Latine, regjisorit të huaj i humb droni: Ju lutem më ndihmoni

Publikuar tek: aktualitet, më 11:53 06-08-2018 Donte të promovonte këtë qytet të Shqipërisë në Amerikën Latine, regjisorit të huaj i humb droni: Ju lutem më ndihmoni dron

Apel për ndihmë nga një regjisor i huaj.

Gjatë filmimeve për një reportazh me qëllim promovimin e qytetit të Shkodrës ne Ameriken Latine, regjisorit dhe gazetarit nga Ekuadori, Raul Fabricio Cabrera i ka humbur një dron në afersi të muzeut "OSO KUKA “.

Ai ka bërë denoncimin përkatës në policinë lokale dhe bën thirrje për ndihmë.

Droni është i tipit DJ1 SPARK, i bardhë dhe me GPS. Regjisorit i ka dalë jashte kontrolli në këtë zonë dhe nuk është gjetur me. Sakaq, për këdo që ndihmon është vendosur edhe një shpërblim.

Regjisorit i intereson karta e memories pasi në të janë pamjet për reportazhin e Shkodrës që do të shfaqet në muajin Shtator në të gjithë Ameriken Latine.

Kushdo që ka një informacion mund të kontaktojë me regjisorin në numrin e tij në ëhatsapp: +593959529390

38632932_496545760771377_8479321488862740480_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023477077484131
array(1) { ["section"]=> string(123) "donte-te-promovonte-kete-qytet-te-shqiperise-ne-ameriken-latine-regjisorit-te-huaj-i-humb-droni-ju-lutem-me-ndihmoni-130298" }