Dorëheqja e Klajda Gjoshës? Ja çfarë thotë ministrja

Publikuar tek: politike, më 07:58 11-11-2015 Dorëheqja e Klajda Gjoshës? Ja çfarë thotë ministrja

Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, e quajti pozitiv progres-raportin e publikuar dje nga Komisioni Europian, ndërsa i quajti “spekulime” lajmet që flasin për një dorëheqje të saj, pas asaj të ministrit Nasip Naço. E pyetur nga “Ora News”, nga Brukseli, Gjosha tha: “Më vjen keq që qarkullojnë këto lajme, janë spekulime. Unë jam në krye të detyrës dhe po ju flas nga Brukseli”.

Ministrja e Integrimit u shpreh më tej: “Progres-raporti mirëpriti progresin e qëndrueshëm që Shqipëria ka bërë në 5 prioritete. Ka dhe shumë punë për të bërë, ky është realiteti shqiptar. Ndërkohë që, një punë e madhe duhet të jetë reforma në drejtësi, çështja e luftës kundër korrupsionit dhe krimi i organizuar”. Gjosha tha se: “Reforma në drejtësi nuk bëhet në një ditë. Më me rëndësi është cilësia sesa shpejtësia. Presim të marrim edhe rekomandimet e Komisionit të Venecias. Për një analizë të mirëfilltë është punuar shumë vitin e fundit”.

“Shqipëria ka bërë progres në disa prej prioriteteve. Puna më e madhe duhet fokusuar te reforma në drejtësi, por Shqipëria nuk është gati të jetë vend anëtar me të drejta të plota. Ne asnjëherë nuk kemi folur për këtë. Ajo që ne kërkojmë është hapja e negociatave, sepse pikërisht me hapjen e negociatave ne do të kemi mundësi ta çojmë Shqipërinë… jo vetëm 5 prioritetet, por të 35 kapitujt që përmenden, të cilat do të negociohen me BE-në, t’i çojmë ato në nivele dhe standarde europiane. Kjo kërkon kohë”, tha Gjosha. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Eduard Ndocaj nuk kapërdin dot sulmin e Shkëlzen Berishës, i përgjigjet ashpër atij
Ndryshime të tjera? Rama në Kryesinë e Kuvendit, takim me Metën »
Article Logic
Execution time: 0.029612064361572
array(1) { ["section"]=> string(57) "doreheqja-e-klajda-gjoshes-ja-cfare-thote-ministrja-25145" }