Dorëheqja e Mesila Dodës, solidarizohen me të deputetja dhe anëtari i PD-së. Ja çfarë i thonë

Publikuar tek: politike, më 08:04 26-09-2015 Dorëheqja e Mesila Dodës, solidarizohen me të deputetja dhe anëtari i PD-së. Ja çfarë i thonë Ardi Stefa, Mesila Doda dhe Alma Lama

Mesila Doda ka dhënë sot publikisht dorëheqjen nga Partia Demokratike. Nëpërmjet një letre të hapur ajo tregonte arsyet se pse ikte nga PD-ja, por me të janë solidarizuar sot gazetarja, tashmë deputete e LDK-së në Kosovë Alma Lama si dhe gazetari i ‘’Tribuna’’ në Greqi dhe ish-anëtari i PD-së Ardi Stefa.

Dhe ja çfarë i shkruajnë:

Ardi Stefa

“E dashur mike! I bashkohem reflektimit dhe keqardhjes tënde. Për fat të keq PD nuk eshtë ajo që aspiruam, kërkuam dhe luftuam në gjithë këto vite. Fillimisht e ndjemë n , në bazë. Pak më vonë ata që ishin në drejtim dhe që, fatkeqësisht (për ta) ngelën idealistë. Kupola asnjëherë nuk pranoi mendimin ndryshe, të vërtetë, të pavarur e demokratik. E thua mirë: "...burra e gra të mençura që fyhen, anashkalohen, anatemohen e sulmohen me dhe pa intriga, për të vetmen arsye sepse ende nuk kanë pranuar kodin e heshtjes dhe pranimin e disfatës së rradhës..." Për fat të mirë ne nuk mund t'i pranojmë disfatat... Humbasim një betejë, por jo luftën...”

Alma Lama

“Suksese të tjera e dashur Mesila. Kam kaluar nëpër këtë situatë ku të gjitha idealet e shpresat për të cilat i bashkohesh një subjekti politik, thyhen e bëhen copë e thërrime. Në një vend ku nuk çmohen vlerat është shumë e vështirë të mbijetosh në sajë të tyre”

LEXO EDHE:LETRA E DOREHEQJES SE MESILA DODES: IKI NGA PD

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Letra e dorëheqjes së Mesila Dodës: Iki nga PD
Meta: Trill mediatik përçarja LSI-PS, marrëveshja në nivelet më të larta. Udhëtoj në SHBA pas 3 javësh »
Article Logic
Execution time: 0.019737005233765
array(1) { ["section"]=> string(97) "doreheqja-e-mesila-dodes-solidarizohen-me-te-deputetja-dhe-anetari-i-pd-se-ja-cfare-i-thone-21695" }