Dorëhiqet trajneri i Tiranës, Ilir Daja: Objektiv ishte Europa

Publikuar tek: sport, më 17:24 20-05-2016 Dorëhiqet trajneri i Tiranës, Ilir Daja: Objektiv ishte Europa

Ilir Daja ka dhënë dorëheqjen si trajner i Tiranës. Në një deklaratë të publikuar nga vetë klubi, Daja shprehet se shkak për marrjen e këtij vendimi ka qenë mosrealizimi i objektivit për t’u kualifikuar në kupat Europës.

Deklarata e trajnerit Ilir Daja:

“Qe ne marrjen e drejtimit, me fillimin e fazes se dyte te kampionatit, rame dakort me presidentin per objektivin Europe. Investimi sportiv i bere ne fillim te sezonit me afrimin e futbollisteve cilesore, si dhe investimi i bere ne infrastrukture, me krijoi besimin se objektivi ishte i realizueshem. Rezultatet qe skuadra mori ne kete periudhe, ishin pozitive dhe motivuese per te arritur ne fund aty ku te gjithe deshironim. Demtimet e shumta ne mesin e sezonit, pas muajit janar, demtime te cilat erdhen per shkak te fatit te keq, kushtezuan ecurine e skuadres deri ne perfundim te sezonit. Kam premtuar publikisht qe do te jap doreheqjen nese Tirana nuk arrin te siguroje Europen dhe sot po e jap ate. Nje gje te tille ja kam komunikuar presidentit Halili dhe skuadres ne perfundim te ndeshjes. Pergjate shtate muajve tek Tirana, kam qene i impenjuar maksimalisht dhe kam punuar me nje grup lojtaresh te motivuar edhe pse grupi ka qene i limituar ne numer, serish kemi punuar ne kohezion. Falenderoj presidentin qe me dha mundesine per te drejtuar ekipin me te titulluar ne Shqiperi, skuadren, stafin me te cilin kam punuar dhe padiskutim tifozet per te gjithe suportin qe na kane dhene. Te gjithe bashke do kishim dashur ta mbyllnim me mire kete sezon. Faleminderit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pranimi i Kosovës në UEFA, Serbia dorëzon ankesën në CAS
Adnan Januzaj do të luajë për Kosovën, konfirmojnë përfaqësues të FFK-së »
Article Logic
Execution time: 0.020821809768677
array(1) { ["section"]=> string(66) "dorehiqet-trajneri-i-tiranes-ilir-daja-objektiv-ishte-europa-41034" }