Dorëhiqet Vangjel Dule pas zgjedhjes së Shpëtim Idrizit zëvendëskryetar: Kuvendi, plaçkë këmbimi

Publikuar tek: politike, më 15:31 21-05-2015 Dorëhiqet Vangjel Dule pas zgjedhjes së Shpëtim Idrizit zëvendëskryetar: Kuvendi, plaçkë këmbimi Vangjel Dule në Kuvend me Edi Ramën

Dorëhiqet Vangjel Dule nga detyra e zëvendëskryetarit të Kuvendit, pas zgjedhjes së Shpëtim Idrizit. Idrizi është zgjedhur në këtë detyrë, duke u votuar në Kuvend vetëm nga mazhoranca me 73 vota pro dhe 1 abstenim.

Kuvendi kishte dy zëvendëskryetarë, Edmond Spahon e PD-së dhe Vangjel Dulen e PBDNJ-së.“Shkak për këtë bëhet shndërrimi  i institucioneve në ‘’plaçkë’’ këmbimi në tregun e aleancave fluide, fenomen që bie ndesh me parimet, botëkuptimin dhe ndërgjegjen time politike’’, kështu e ka komentuar emërimin e Idrizit dhe dorëheqjen e tij Dule. Dule që prej shtatorit të 2013 është zgjedhur zëvendëskryetar i Kuvendit.

Krisja e marrëdhënieve me Ramën dhe Metën, Dule i ka nisur që në kohët e negociatave për koalicionin zgjedhor, ku pëfundimisht vendosi të mos i bashkohet të majtës. Idrizi, kreu i PDIU-së i është bashkuar së fundmi koalicionit të majtë Aleanca për Shqipërinë Ervopiane, ku së bashku me Ramën, Metën, Topin etj do të garojnë me kandidatë të përbashkët në këto zgjedhje lokale. Përflitet se Dule do t'i bashkohet koalicionit të djathtë. Kohët e fundit, Vasil Bollano, ish-kreu i OMONIA-s dhe ish-kreu i Bashkisë së Himarës ka nisur të mbështesë fushatën e Lefteri Priftit, kandidates së majtë në Himarë.

vangjelduledoreheqje

Letra e dorëheqjes

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Parlamenti rrëzon dekretin e Nishanit për ligjin e diplomatëve
Basha: Vërtetësia e Kosovës nxjerr në pah falsitetin e Ramës dhe ''kukullën'' e tij »
Article Logic
Execution time: 0.011309862136841
array(1) { ["section"]=> string(100) "dorehiqet-vangjel-dule-pas-zgjedhjes-se-shpetim-idrizit-zevendeskryetar-kuvendi-placke-kembimi-11668" }