Dorëzon në KQZ dyfishin e firmave për kandidim, Bojaxhi: Të bëjmë kthesën e madhe

Publikuar tek: politike, më 07:13 29-04-2015

Gjergj Bojaxhi, kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës ka dorëzuar sot në KQZ dyfishin e firmave që duhen për kandidim. Në një video-mesazh shpërndarë në rrjetet sociale, Bojaxhi falenderon mbvështetësit dhe deklaron se ka ardhur koha për kthesën e madhe, për të mos e lënë qytetin në duart e partive politike të korruptuara.

“Të dashur miq! Gjatë këtyre javëve 13668 prej jush keni dhënë firmën tuaj për të mbështetur kandidimin tim për Bashkinë e Tiranës. Ju jam mirënjohës dhe ju falenderoj për mbështetjen që më keni dhënë. Disa javë më parë kur vendosa që të kandidoj si i pavarur për Bashkinë e Tiranës, kisha mbështetjen e një grupi të vogël qytetarësh, të cilët kishin vullnetin dhe integritetin për t’i ndryshuar gjërat. Sot jemi me mijëra, me vullnet dhe me bindje të plotë se ka ardhur koha që të mos e lëmë qytetin në duart e partive politike të korruptuara dhe të bizneseve të tyre. Sot ka ardhur koha që ne të bëjmë kthesën e madhe për qytetin tonë. Është e mundur që ne këtë gjë ta bëjmë vetë dhe tani. Duke iu uruar për ju dhe për familjet tuaja iu falenderoj për mbështetjen. Faleminderit’’, thotë në video-mesazh kandidati i pavarur Gjergj Bojaxhi.

Gjergj Bojaxhi ka dorëzuar sot në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve firmat e mbledhura në mbështetje të kandidimit të tij për Bashkinë e Tiranës. Bojaxhi së bashku me stafin e tij të vullnetarëve ka mbledhur më shumë se dyfishin e firmave të kërkuara për kandidim në Tiranë, plot 13 mijë e 700 të tilla.

Ai ka dorëzuar të gjitha firmat e mbledhura nga qytetarë të Tiranës si dhe mjetet e tyre të identifikimit. Gjatë këtyre ditëve, vullnetarët e ekipit të tij kanë qenë me stenda në shumë zona të Tiranës, nga ku u kanë komunikuar qytetarëve prioritetet e programit por njëkohësisht kanë marrë edhe mbështetjen e tyre.

Logoja e  menduar nga Bojaxhi dhe stafi i tij ka për fushatën në bashkinë më të madhe në vend është ‘’Ne Tirana’’. Bojaxhi do të garojë  si kandidat i pavaruar për Bashkinë e Tiranës, përballë Erion Veliajt të së majtës dhe Halim Kosovës të së djathtës.

 

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sekuestro shtëpive për borxh energjie? Tërhiqet qeveria
Mbrojtja e të dhënave personale, Meta: Teknologjitë e reja sjellin risqe, cënojnë të drejtat kushtetuese »
Article Logic
Execution time: 0.0206618309021
array(1) { ["section"]=> string(84) "dorezon-ne-kqz-dyfishin-e-firmave-per-kandidim-bojaxhi-te-bejme-kthesen-e-madhe-9920" }