Dorina Mema: Edhe pse me tuta përsëri rashë në sy në stadium

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 14:46 21-06-2016 Dorina Mema: Edhe pse me tuta përsëri rashë në sy në stadium

Kampionia në bodybuilding, Dorina Mema, ishte po ashtu shqiptarja e famshme që mahniti francezët në Francë­-Shqipëri.

UEFA e përzgjodhi Memën në ndeshjen e Shqipërisë me Francën, si një ndër tifozet më seksi dhe më të zjarrta të dy kombëtareve. Dorina ka qenë gjithë kohës në fokusin e aparateve të fotografëve të shumtë të pranishëm në këtë sfidë të madhe të futbollit.

Në lidhje me emocionet e garës që përfundoi me humbje të Shqipërisë, Dorina përgjigjet: “Më rrëmbeu euforia e fitores, pasi pjesën e parë lojtarët e Kombëtares sonë luajtën në lartësinë e duhur. Kështu që aty ku isha krijova një bandë me brohoritje, e vetëm bërtisnim, derisa na iku zëri.

Pyetjes se çfarë bëri ndryshe që ra në sy të kameramanëve dhe fotografëve, Dorina tregon: “Tifozllëku im ndoshta i ka tërhequr vëmendjen medias. Unë isha e veshur me tuta pambuku, dhe e futur totalisht në grintën e fitores.

 Gjithë ai publik i kuq, aq i mirë, të ardhur nga e gjithë bota e meritonim një fitore. Edhe pse djemtë e Kombëtares nuk i fajësojmë dot, pasi ata po luanin me yjet e botës dhe luajtën si asnjëherë. Ishin në lartësinë e duhur dhe e meritonin pjesëmarrjen në Europian, ndaj shpresojmë një fitore me Rumaninë”, ka thënë Mema për “Panoramën”.

Po kush është modelja e fitness­it Dorina Mema, dhe fama që mori këto vite jo vetëm si fituese garash duke përfaqësuar Shqipërinë në kompeticione ndërkombëtare, por edhe si një personazh që tërheq mediat.

Ajo shpesh ka qenë pjesë e kopertinave dhe paneleve televizive, ku diskutohet për stilin e mirë të jetës, për faktin se është personazh i hapur dhe që flet për gjithçka. Shpesh e ka rrëfyer në ekran rrugëtimin e saj për të arritur këtu ku është, ku veçon vullnetin për të punuar fort me trupin.

Dorina rrëmbeu kupën në kategorinë fitness, në Kampionatin Kombëtar të Bodybuilding, që u organizua para dy vitesh në Tiranë, për herë të parë për femrat.

Në një nga intervistat e saj ajo shprehej: “Çmimi pritej pasi në Shqipëri unë nuk kam ndonjë konkurrencë, sepse jam ndër të parat femra që punoj me masën muskulore.

E dyta është se unë nuk kam kaluar në kategorinë bodybuilding pasi nuk më pëlqen, dhe për këtë arsye kam qëndruar në fazën e fashion. Jam e fiksuar pas fashion­it dhe kjo më bën të mos rritem në masë muskulare. Ndërkaq, ky muskul që kam vendosur unë më ndihmon për të qenë e fortë fizikisht, elegante dhe një fitness­model”, shprehej ajo.

Ndërkaq sa i takon jetës private, Dorina është nënë e një vajze 14-­vjeçare.

dorina_mema2.jpg

dorina_mema1.jpg

 

 

 

 

 

 

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019451141357422
array(1) { ["section"]=> string(65) "dorina-mema-edhe-pse-me-tuta-perseri-rashe-ne-sy-ne-stadium-44173" }