“Doshi-Frroku”/ Berisha: Arrestimi i rrufeshëm, për të shpëtuar Ilir Metën

Publikuar tek: politike, më 19:20 26-03-2015 “Doshi-Frroku”/ Berisha: Arrestimi i rrufeshëm, për të shpëtuar Ilir Metën

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se arrestimi i rrufeshëm i dy deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku, u bë për të shpëtuar kreun e Kuvendit Ilir Meta.

Sipas Berishës, Meta është autori i vërtetë i porositjes së vrasjes së dy deputetëve, ndërsa ka shprehur bindjen se as Doshi dhe as Frroku nuk e meritonin të ishin në Kuvendin e Shqipërisë.

“Sot me një shpejtësi të rrufeshme Prokuroia arrestoi dy deputetët e mazhorancës, Doshi dhe Frroku. Duke mbështetur gjithnjë zbatimin e ligjit shpreh bindjen time më të thellë se asnjëri prej tyre nuk meritonte të ishte në Parlament dhe se ata u arrestuan sot me urgjencë si në të shkuarën tonë me të hidhur për të shpëtuar kokën e peshkut që qelbet dhe kundërmon në mbarë Europën, të Ilir Metës që është dhe autori i vërtetë i porositjes së vrasjes se dy deputetëve dhe një shpifës dhe manipulues sa vet shpifja dhe trillimi”, shkruan Berisha në facebook.

Berisha shprehet se arrestimi i Doshit dhe Frrokut nuk i dha përgjigjen që pret çdo shqiptar ndaj akuzave të bëra, por ka dëshmuar se si pushteti arrin të mbulojë skenare vrasjesh dhe afera kriminale.

“Në këtë kontekst arrestimi i tyre jo vetëm që nuk i dha përgjigjen që pret çdo shqiptar ndaj akuzave më të rënda në historinë e vendit por vetëm dëshmoi se si pushteti arrin të mbulojë skenare monstruoze vrasjesh për pushtet dhe afera të tjera kriminale. Shqipëria ecën drejt destabilizimit nga krimi i lidhur me pushtetarët më të lartë. Vetëm revolucioni demokratik qytetar do të rrëzojë murin e krimit të pushtetarëve të klikës Rama - Meta dhe shpëtojë Shqipërinë nga një rrënim i vërtetë”, ka thënë Berisha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta: Doshi kishte pesë avokatë, dy privatë dhe tre të opozitës
Basha: Kavaja do të nis ndëshkimin kundër krimit dhe varfërisë »
Article Logic
Execution time: 0.023591995239258
array(1) { ["section"]=> string(74) "doshi-frroku-berisha-arrestimi-i-rrufeshem-per-te-shpetuar-ilir-meten-7043" }