“Doshi-Frroku”/ Topalli: Prokuroria nuk ka vepruar si në rastet e Bashës dhe Metës

Publikuar tek: politike, më 23:07 25-03-2015 “Doshi-Frroku”/ Topalli: Prokuroria nuk ka vepruar si në rastet e Bashës dhe Metës

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli e ka ndjekur me vëmendje mbledhjen e Këshillit të Mandateve ku diskutohej kërkesa e Prokurorisë së Përgjithshme për arrestimin e deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku.

Topallit i ka bërë përshtypje fakti se kërkesa e Prokurorisë drejtuar Kuvendit, nuk kishte dokumentetet shoqëruese, diçka e pandodhur më parë. Ajo ka rikthyer në vëmendje kërkesat e mëparshme të Prokurorisë, gjatë kohës që ajo drejtonte Këshillin e Mandatave, siç ishin rastet e Lulzim Bashës, Fatmir Mediut apo Ilir Metës, për të cilat Topalli shprehet se kanë pasur dokumentetet shoqëruese.

“Këshilli ka detyra për të plotësuar. Nga praktika parlamentare ajo që më bën pershtypje është fakti që kërkesa duhet të ketë dokumentet shoqëruese. Këteë parashikon neni 118 i Rregullores. Në të gjitha rastet prokuroria ka dërguar dokumentet shoqëruese. Basha- mbi 27 dokumente; Mediu-të gjithë praktikën; Meta - mesa mbaj mend ka patur dokumente shoqëruese; Neranxi- të gjithë dosjen. Dhe të mendosh se kërkonin autorizim për fillim procedimi penal. Në rastin e arrestimit aq më tepër duhej të ishin këto dokumente”, shkruan Topalli në facebook.

Lexo edhe:

Doshi: Efektivi i Policisë kërcënoi Bamin se do t’i vriste fëmijët

Debati Ristanit me Prokurorin/ Deputeti: Për çfarë e akuzoni Doshin? Prokurori: Nuk ka akuzë ndaj tij

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kokëdhima: Hoteli në Qeparo i vëllait, unë s’kam hedhur asnjë lek aty
Berisha :Xhelati i Metës në qeli për Bamin “Do të vrasim djalin po fole” »
Article Logic
Execution time: 0.017330169677734
array(1) { ["section"]=> string(83) "doshi-frroku-topalli-prokuroria-nuk-ka-vepruar-si-ne-rastet-e-bashes-dhe-metes-6962" }