“Doshi-Frroku”/ Topalli sulmon Llallën: I je nënshtruar qeverisë

Publikuar tek: politike, më 16:48 23-03-2015 “Doshi-Frroku”/ Topalli sulmon Llallën: I je nënshtruar qeverisë

Deputetja e PD-së Jozefina Topalli është treguar deri më tani më e ashpra ndaj kryeprokurorit Adriatik Llalla nga radhët e partisë së saj. Ish-kryetarja e Kuvendit ka sulmuar Llallën duke u shpehur se me akuzën për “kallëzim të rremë” ndaj dy deputetëve tregon se është nënshtruar ndaj qeverisë.

Sipas Topallit, deputetët e inkriminuar nuk duhet të hetohen për dëshmi të rreme por për rekordet e tyre kriminale.

“Përpjekja për të na e shitur për dekriminalizim akuzën e Prokurorisë per “kallëzim të rremë” ndaj dy deputetëve të maxhorancës është jo vetëm fyese , por e rrezikshme. Kërkesë më të turpshme nuk mund të bënte Prokuroria! Dy deputetët e kallëzuar dhe 17 shokët e tyre duhet të lënë mandatin e deputetit dhe të hetohen jo për dëshmi të rreme ,por për rekordet e tyre kriminale. Akuza qesharake e bazuar në thëniet e Bamit nuk është forca e shtetit ,por dobësia e tij. Mos hetimi i Ilir Metës për bisedën dhe akuzën e bërë ndaj opozitës në zyrën e tij me një të afërm të një deputeti është vetëm nënshtrimi i Akuzës së Shtetit ndaj Qeverisë”, shkruan Topalli në facebook.

Topalli shprehet se dekriminalizimi nuk mund të bëhet nga të inkriminuarit dhe te korruptuarit e as nga këto akuza të Prokurorisë. Për Topallin, vetëm qytetarët shqiptarë mund ta bëjnë dekriminalizimin, të tjerat sipas deputetes janë politikë e qelbur.

“Por arsyeja substanciale se pse shteti është katandisur këtu është Edi Rama dhe Ilir Meta! Ata i futën në Parlament këto “trimat”, për pushtet! Ironia e trishtë është se pas vendimit të Parlamentit për t’i hapur rrugën procedimit, bazuar në dëshmitë e Durim Bamit për këta dy deputetë apo heqja e mandatit për 4 deputetë… këta dy udhëheqësit, e shokët e tyre, do përpiqen t’ia shesin shqiptarëve si dekriminalizim të Atdheut, si forcën e Shteti ligjor dhe të demokracisë së konsoliduar! E gjitha mban një erë shumë të keqe! Mos u gënjeni! Dekriminalizimi nuk mund të bëhet nga të inkriminuarit, të korruptuarit. Dekriminalizimi nuk bëhet kurrë nga kalbësirat, e as më gjysëm kalbësirat; Dekriminalizimi nuk bëhet as me këto lloj akuzash! Atë mund ta bëjnë vetëm shqiptarët! Dhë është/ ishte detyra e opozitës që t’i shpjegojnë atyre se kriminaliteti që i dukej bukë dje është uria e pasiguria që kanë sot! Kur të binden për këtë shqiptarët do e bëjnë vetë dekriminalizimin! Të tjerat janë medemek… politikë e qelbur”, shkruan ajo.

Ndonëse vendimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda për t’i shpallur akuzat e deputetit Tom Doshi ndaj kreut të Kuvendit Ilir Meta si “inskenim” nuk e kanë kënaqur PD-në, deri më tani vetëm Topalli ka bërë akuza të tilla në drejtim të kryeprokurorit Llalla.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pjerin Ndreu: Jam në paqe me veten, një goditje nuk është shkak për kriminalizim
Islami zbardh detaje nga mbledhja e Këshillit:I thashë maxhorancës që gazetarët do e nxjerrin në media »
Article Logic
Execution time: 0.015675067901611
array(1) { ["section"]=> string(65) "doshi-frroku-topalli-sulmon-llallen-i-je-nenshtruar-qeverise-6742" }