Doshi i shpall luftë Ramës: Të bëjë transparencë. Drejtoresha e Tatimeve të tregojë lidhjet me vëllanë e saj sekser

Publikuar tek: politike, më 12:07 26-02-2015 Doshi i shpall luftë Ramës: Të bëjë transparencë. Drejtoresha e Tatimeve të tregojë lidhjet me vëllanë e saj sekser

Tom Doshi, deputet i PS, i gjendur mes një arene “sulmi” i kërkon Drejtoreshës së Përgjithshme të Tatimeve Briseida Shehaj të kthejë përgjigje për gjithë emërimet që janë bërë në administratë për njerëzit e lidhur me të. Por akuza e Tom Doshit shkon edhe më tej kur për neësbomb.al thotë se i ka telefonuar vetë drejtoreshës Briseida Shehaj dhe i ka thënë se familjarët e saj ishin duke u bërë “sekserë”.

“Njerëzit thonë se nëse duhet të qëndrosh te tatimet, duhet të shkosh njëherë nga Xhiko (e ëma e Briseida Shehajt) ose tek yt vëlla. Të kam vënë në dijeni vetë se vëllai yt po bën pazar me përmbaruesit. Nëse duhet të marrësh mbrapsh TVSH, apo të fusësh njeri në punë duhet të kalosh njëherë nga vëllai yt. Një klan i vogël rreth teje po bën korrupsion. Do të t’i sjell me fakte njerëzit që kanë paguar lekë. Më kthe përgjigje për këto që po të them publikisht” thotë Tom Doshi për Newsbomb.al.

Reagimi vjen pas deklaratës së Drejtoreshës së Tatimeve se sulmohet nga klane të PD ndërkohë që puna në këtë institucion.

Menjëherë para se të hyjë në Kuvend, Tom Doshi sulmoi Kryeministrin Edi Rama. Reagimi erdhi pas një mbledhje që Rama ka bërë ditën e djeshme me një grup deputetësh të PS ku aludohet se Rama e ka akuzuar Tom Doshin për gjëra personale.

“Që sot e pas  mes teje dhe teje (Edi Ramës) s’ka më paqe. Kurt ë flas do të dridhen themelet e qeverisë. Unë përfaqësoj elektoratin e Shkodrës. Kam drejtuar gjithë zgjedhjet parlamentare dhe lokale. Edi Rama është mosmirënjohës dhe bukëshkelur për mua dhe ata që votuan në Shkodër. Sa ka filluar lufta mes meje dhe tij. Nuk kam gjëra personale. Ekonomia është më keq se në kohën e Berishës. Po pasurohen një grup njerëzish. Edhe drejtoresha e tatimeve të japë llogari për lidhjet e saj nepotike. Do të jem më aktiv sesa në opozitë. S’kam lidhje me zotin Berisha. Edi Rama e di shumë mirë se edhe Berisha  edhe Jozefina Topalli nuk kanë fituar me mua. Lufta Brenda llojit është si kanceri që gërryen. Unë kërkoj transparencë prej Edi Ramës. Ai ka premtuar se sdo të ketë korrupsion dhe lidhje nepotike” tha Tom Doshi nga selia e parlamentit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama-Doshit: Sulmon për interesa personale
Kokëdhima kundër Doshit: Ministrat janë të përkushtuar »
Article Logic
Execution time: 0.01623797416687
array(1) { ["section"]=> string(103) "doshi-i-shpall-lufte-rames-te-beje-transparence-drejtoresha-e-tatimeve-te-tregoje-lidhjet-nepotike-4480" }