Doshi kërkon hetues ndërkombëtar për çështjen e tij

Publikuar tek: politike, më 23:12 11-03-2015 Doshi kërkon hetues ndërkombëtar për çështjen e tij

Deputeti Tom Doshi ka deklaruar se i ka dorëzuar Prokurorit të Përgjithshëm kërkesën për pjesëmarrjen e hetuesve ndërkombëtar në hetimet për akuzat e bëra nga ai në drejtim të kreut të Kuvendit Ilir Meta.

Nëpërmjet një postimi në facebook, Doshi shprehet se për këtë të kerkësë të pyetet edhe Meta, në rast se ky i fundit kërkon që rezultatet e hetimit të jenë të pakontestueshme.

“Sot i kam dërguar Prokurorit Të Përgjithshëm shkresën për ti kërkuar atij pjesëmarrës të hetuesve ndërkombëtar për hetimet për goditjen ndaj meje. Pyeteni dhe Ilir Metën nqs ai është dakord të ketë hetues ndërkombëtar në këtë çështje. Nqs dhe ai është i interesuar të dalë e vërteta atëhere rezultatet e hetimeve do të jenë të pakontestueshme dhe duhet të pranohen publikisht nga te dy ne sido që të jetë ky rezultat qe del nga këta hetues ndërkombëtar. Toni sot ka pranuar njohjen me Durimin, sepse nuk mund ta mohonte dot. Le të zbardhen tabulatet e aktivitetit ndërkombëtar të drogës nga Toni dhe a ka pas ai komunikim me Monika Kryemadhin. E vërteta do dalë në dritë”, ka thënë Doshi.

Duke komentuar akuzat e bëra sot nga kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, Doshi shkruan: “Për sa i përket akuzave të sotme për Petrit Cinarin, unë po iu them se ky person nuk ka pasur asnjë lloj nxitjeje dhe inkurajimi prej meje . Ai ka vepruar me vullnetin e tij të lirë dhe unë jam informuar mbasi ai e kishte bërë kallzimin në prokurori. Në ditët që vijnë, pasi të verifikoj dokumentacionet do ju sqaroj më në detaje.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha: Protesta do jetë paqësore, nuk tërhiqemi nga kërkesa jonë
Rama: Kemi punësuar 82 mijë persona më shumë »
Article Logic
Execution time: 0.02352499961853
array(1) { ["section"]=> string(56) "doshi-kerkon-hetues-nderkombetar-per-ceshtjen-e-tij-5612" }