Doshi-Llalës: Po përdoresh nga Meta, nesër bëj publik një fakt rrënqethës

Publikuar tek: politike, më 16:32 24-03-2015 Doshi-Llalës: Po përdoresh nga Meta, nesër bëj publik një fakt rrënqethës Shkresa dërguar Tom Doshit nga Prokuroria e Pergjithshme

Deputeti Tom Doshi nëpërmjet një deklarate ka akuzuar kryeprokurorin Adriatik Llalla se është duke u përdorur nga kreu i Kuvendit Ilir Meta, si dhe e ka shpëtuar atë nga dalja e filmimeve të aeroportit të Hanoverit, ku Spartak Braho takoi vëllain e Fatjon Skënderajt.

Doshi shprehet se Llalla ka mbrojtur veten nga dëshmia, pasi kishte dijeni për ngjarjen për 6 muaj rresht por nuk bëri asgjë duke mbrojtur krimin. Deputeti ka paralajmëruar se nesër në Këshillin e Mandateve do të bëjë publik një fakt tjetër rrënqethës, pas të cilit nuk do të mbetet asnjë shqiptari paqartë se si është fshehur e vërteta për këtë ngjarje.

Letra e Tom Doshit:

E di që të gjithë shqiptarët po e kuptojnë çdo ditë e më shumë arsyen pse Prokurori i Përgjithshëm po përdoret nga Ilir Meta për të shkelur ligjin, dhe për të bërë skandale që nuk do ti bënte askush, as nje jurist i thjeshtë, jo më Prokurori i Republikës.

Po ju jap të shihni një shkresë që më ka dërguar Prokuroria e Krimeve të Rënda në datën 20 Mars, ditën kur, pa bërë asnjë minutë hetim, i këerkuan Kuvendit arrestimin tim.

Janë dy arsye kryesore:

1. Të shpëtonte Ilir Metën nga dalja e filmimeve të aeroportit të Hanoverit ku Spartak Braho takoi vëllain e Fatjon Skënderaj, fakt ky që do nxirrte zbuluar manipulimin që i bënë ata këtij dëshmitari.

2. Dhe gjithashtu të shpëtonte veten ky Prokurori i Përgjithshem nga dëshmia, që do ishte një provë ligjore, për të provuar se ai ka pasur dijeni dhe se nuk bëri asgjë për 6 muaj rresht, duke mbrojtur krimin.  Pas kësaj dëshmie Prokurori i Përgjithshëm duhet të jepte dorëheqje për shpërdorim detyre dhe mosveprim për hetim te krimit.

Ju e kuptoni se kërkesa bombastike për arrestimin tim me akuzen e kallzimit të rremë, është veçse një sajesë e ulët, për të shpëtur veten e tyre, me interes të ngushtë personal.

Brenda një ditë, me nxitim anti-ligjor, pa filluar asnjë hetim ndaj meje në Prokurorinë e Përgjithshme që ka kompetencë të hetoj deputetët, i kërkuan Parlamentit të arrestoj dy deputet, me një akuzë të fallsifikuar.

Më këto akuza nuk është hetuar në gjendje arresti asnjë shqiptar në Republikën e Shqipërisë.

Të mërkurën shpresoj të jem mirë me shëndet, dhe në Komisionin e Mandateve do bëj publike dhe një fakt tjetër rrënqethës, pas të cilit nuk do mbetet asnjë shqiptar i paqartë për hetimet që janë bërë, si është fshehur e vërteta , dhe si janë manipuluar dëshmitarët kyç në këtë histori. Me durim deri të mërkurën mbasdite. Tom Doshi

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zgjedhjet vendore/ Filo i Korçës: Jam i gatshëm për rikandidimin
Fino-Ruçit: Pse ia dhatë Pogradecin LSI-së? Ruçi: Ke të drejtë, por kemi detyrime »
Article Logic
Execution time: 0.021191120147705
array(1) { ["section"]=> string(76) "doshi-llales-po-perdoresh-nga-meta-neser-bej-publik-nje-fakt-rrenqethes-6830" }