Doshi, padi ndaj Metës dhe Brahos për “shpifje”

Publikuar tek: politike, më 16:30 26-03-2015 Doshi, padi ndaj Metës dhe Brahos për “shpifje”

Avokati i Tom Doshit, Vladimir Meçi ka deklaruar se klienti i tij është duke përgatitur një padi ndaj kreut të Kuvendit, Ilir Meta dhe kreut të Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho për shpifje.

Këto deklarata, Meçi i ka bërë pas daljes nga ambientet e Prokurorisë së Përgjitshme, ndërsa ka theksuar se nuk është në dijeni që për klientin e tij të ketë dalë një urdhër ndalimi. “Unë kam bërë një kërkesë që Prokuroria të vendos në dispozicion dokumentetet dhe materialet që kanë derteminuar më pas në regjistimin e emrit të Doshit në regjistrin e veprave penale”, ka thënë avokati.

Ai tha se Doshi ndodhet në shtëpi e se nuk ka ndërmend të largohet dhe t’i fshihet hetimit, përkundrazi ka qenë dakort gjithnjë që të përballet me prokurorët. Duke komentuar vendimin e Kuvendit për t’i hequr Doshit imunitetin e deputetit, Meçi u shpreh se ishte surprizë për të pasi mendonte se deputetët do të respektonin Kushtetutën dhe veten e tyre. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Halimi:Shqiptarëve po u serviret një farsë, po tentohet të mbyllen hetimet për çështjen “Doshi”
Meta: Doshi kishte pesë avokatë, dy privatë dhe tre të opozitës »
Article Logic
Execution time: 0.018095016479492
array(1) { ["section"]=> string(49) "doshi-padi-ndaj-metes-dhe-brahos-per-shpifje-7026" }