Doshi sqaron angazhimin e tij në fushatën elektorale: Kam mbështetjen e popullit

Publikuar tek: politike, më 17:40 01-06-2015 Doshi sqaron angazhimin e tij në fushatën elektorale: Kam mbështetjen e popullit

Tom Doshi ka reaguar sërish në lidhje me hetimin e Prokurorisë duke thënë se të gjitha akuzat e ngritura u rrëzuan dhe duke u shprehur i bindur se edhe akuza për kallëzim të remë nuk ekziston.

Doshi e quan kreun e LSI, Ilir metën, si kryetarin e krimit të organizuar dhe njofton se do të publikojë fakte të reja që tregojnë se Kryetari i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho, ka manipuluar procesin hetimor.

Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen që më keni dhënë qysh më datën 2 mars që unë akuzova publikisht kryetarin e krimit të organizuar Ilir Meta.

Siç e keni parë dhe vetë, votuan 80 deputetë që unë të arrestohem dhe i vetmi justifikim ishte për të mbrojtur Ilir Metën Pas 30 ditëve arrest Prokuroria u tërhoq prej dy akuzave dhe sot unë jam i pandehur vetëm për një akuzë, për kallëzim të rremë, që edhe kjo akuzë nuk ekziston sepse unë nuk kam bërë kallëzim të rremë.

Shumë shpejt do ti bëj publike edhe prova të tjera që unë kam, se kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare Spartak Braho, ka manipuluar procesin”, shkruan Tom Doshi.

Doshi sqaron edhe angazhimin e tij në fushatën zgjedhore, për të dëshmuar mbështetjen e madhe që ka nga populli në Qarkun e Shkodrës.

Dua të sqaroj se pse unë po angazhohem në fushatën elektorale. Edi Rama, Ilir Meta dhe shumë deputetë menduan se me përjashtimin tim nga grupi parlamentar, nuk do të kisha më mbështetje në qarkun e Shkodrës. Unë kam deklaruar publikisht se jam deputet i Partisë Socialiste prej 3 mandatesh dhe prej politikës më përjashton vetëm populli. E Deklarova se, nëse ndonjë kandidat i PS në qarkun e Shkodrës do më kërkonte mbështetje, unë do ta mbështetja. I vetmi kandidat që më kërkoi mbështetje ishte Gjokë Lleshi që unë po e mbështes. Megjithëse, për këtë kandidat, Ilir Meta dhe disa deputetë të PS në qarkun e Shkodrës mendonin se nuk ka mbështetje dhe kandidati që sot është me siglën PD i përket LSI-së. Të njëjtën gjë po bën në gjithë Shqipërinë, sidomos në Tiranë. Po blen vota për partinë e tij dhe po punon kundër kandidatit Erion Veliaj. Kjo është përgjegjësia e Edi Ramës, i cili po shkatërron Partinë Socialiste për Ilir Metën”, shkruan Doshi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta në Lezhë: Koha të prekim rezultatet e ringritjes ekonomike
Halim Kosova prezanton programin për Tiranën: Punësim, ulje taksash dhe urbanistikë gjithëpërfshirëse »
Article Logic
Execution time: 0.015439987182617
array(1) { ["section"]=> string(85) "doshi-sqaron-angazhimin-e-tij-ne-fushaten-elektorale-kam-mbeshtetjen-e-popullit-12413" }