Dosja 'Hajdari', flet avokati i Izet Haxhisë: Nuk i iku drejtësisë, ishte mik me Azemin

Publikuar tek: barometri, më 07:44 10-06-2018 Dosja 'Hajdari', flet avokati i Izet Haxhisë: Nuk i iku drejtësisë, ishte mik me Azemin

Izet Haxhia, ish truproja i Sali Berishën në seancën gjyqësore në Gjykatën Penale të Tiranës ka kërkuar të përballet me ish kryeministrin Sali Berisha.

 

“Dua të përballem me denoncuesin tim Sali Berisha. Nuk kam dashur t’i shmangem drejtësisë. Disa të tjerë i vranë, ndërsa mua  akoma jo “, tha Haxhia referuar një skenari për eleminimin e tij që avokati i tij e paraqiti si provë në seancë.

Sakaq, avokati i tij Bashkim Nikolla i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24, shprehet se Izet Haxhisë duhet t’i garantohet siguria e jetës. Sipas Nikollës, Haxhia nuk i ka ikur asnjëher drejtësisë dhe se Izet Haxhia ka qenë mik me Azem Hajdarin.Ndërsa sa për kërkesën për të rihapur e dosjen, Nikolla tha se është veprim i ligjshëm.

“Rihapja e dosjes është e ligjshem. Kërkesa e zotit Haxhia është e ligjshme, kërkesë si e çdo shtetasi shqiptar. Nuk ka ndonjë specifike. E vetmja është një mbështetje ligjore. E drejta e tij për rivendosjen e afatit. Kurdoherë kur kam një provë të re mund të shkojë ë gjykatë të paraqesë kërkesën. Kërkesa e përfaqësuesit që unë mbroj është e mbështetur në Kushtetutën e Shqipërisë. Provë është kjo mbështetje ligjore, që ska Zot që mos ti jap të drejtën që i takon ligjit. Ne kërkojmë afat”.- u shpreh Nikolla.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020769834518433
array(1) { ["section"]=> string(89) "dosja-hajdari-flet-avokati-i-izet-haxhise-nuk-i-iku-drejtesise-ishte-mik-me-azemin-123848" }