Dosja 'Shullazi', dëshmon në Prokurori biznesmeni, bashkëpunëtor i drejtësisë

Publikuar tek: aktualitet, më 12:15 06-12-2018 Dosja 'Shullazi', dëshmon në Prokurori biznesmeni, bashkëpunëtor i drejtësisë

Biznesmeni Ylvi Beqja do të dëshmojë sot në Prokurorinë e Tiranës kundër Shullazit.

Beqja mban statusin e bashkpunëtorit të drejtësisë, për këtë arsye ai shoqërohej në Prokurori me forca speciale.

Dëshmia e Beqajt do të jetë në lidhje me privatizimin e ish-hotel Vollgës, pronë e cila po mbahet nën sekuestro paraprake, pasi ka dyshime të forta se është regjistruar në hipotekën e Durrësit në kundërshtim me ligjin.

Referuar dokumentacionit i dyshuari Shullazi zotëron 30 për qind të kësaj prone,  e cila shërbeu si shkak që biznesmeni Ylvi Beqja t’i paguajë nën kërcënim grupit kriminal në formën e gjobës shumën prej 500 mijë eurosh.

Krahas personazhit të shumëpërfolur, nën hetim për pastrim parash është edhe biznesmeni Ylvi Beqja, dëshmia e të cilit ishte prova vendimtare për dënimin e Shullazit dhe katër të pandehurve të tjerë.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Luksemburgu vendi i parë në bote me transportin publik falas
Protesta masive e studentëve, Meta thirrje institucioneve: Një zgjidhje sa më të shpejtë »
Article Logic
Execution time: 0.0044960975646973
array(1) { ["section"]=> string(80) "dosja-shullazi-deshmon-ne-prokurori-biznesmeni-bashkepunetor-i-drejtesise-144133" }