Dosjet/ Doda - Xhafajt: Ti prekesh drejtpërdrejt nga ligji, Referendum po ngritët barriera

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:50 04-03-2015 Dosjet/ Doda - Xhafajt: Ti prekesh drejtpërdrejt nga ligji, Referendum po ngritët barriera

Mesila Doda ka sulmuar kryetarin e Komisionit të Ligjeve Fatmir Xhafën sa i takon ligjit të dosjeve të shumëdebatuar edhe në mbledhjen e sotme.

“Kryetari i komisionit të ligjeve Fatmir Xhafa, personi që preket drejtpërdrejt nga ligji i dosjeve si ish-sekretar i rinisë komuniste shqiptare, sot zhbëri një tjetër procedurë parlamentare.

Pa as 24 orë paralajmërim, kërkoi që të shqyrtonte me urgjencë ligjin e lustracionit që ndërkohë e kishte lenë të flinte për më shumë se tre muaj në sirtaret e komisioneve dhe nuk pranoi në asnjë mënyrë që të ishin të pranishem në seancën e shqyrtimit në komisionin e ligjeve hartuesit e ligjit, përkatesisht Grupi Shqiptar për të Drejtat e njeriut, dhe as shoqatat e tjera që mbështesin studentet e Dhjetorit dhe të persekutuarit politik”, shprehet Mesila Doda në profilin e saj të ‘facebook”.

Doda tha edhe gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve se hartuesit e vërtetë të ligjit janë jashtë komisionit


“Në këto kushte nuk mund të shqyrtohet një projektligj, i cili tenton të kaloje pa plotësuar kushtet minimale që është ajo e pranisë në komisione parlamentare të hartuesve të projektligjit.Si deputetë mbështetese, deklaroj se do jem në çdo komision bashkë me hartuesit e projektligjit dhe me përfaqesuesit e tjerë që e kanë mbështetur publikisht ligjin, pasi ky është dhe do të jete me çdo kusht një proces real e i vërtetë, jo grushte me ujë për të shpëlarë krimet e komunistëve dhe spiunëve të dikurshëm” , shkruan Doda.

Doda e përmbyll postimin e saj me një paralajmërim për refererendum nëse vihen barriera për ligjin e Lustracionit.
‘Lustracioni do shkojë drejt referendumit nëse komunistet i ngrejne murin bllokues ligjit qe na ndan nga e kaluara jone e shemtuar”, përfundon Doda.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025364875793457
array(1) { ["section"]=> string(90) "dosjet-doda-xhafajt-ti-prekesh-drejtperdrejt-nga-ligji-referendum-po-ngritet-barriera-4956" }