Dosjet/Komisioni nis punimet, largohen deputët nismëtarë. Doda: Nuk bëhemi pjesë e farsës

Publikuar tek: politike, më 10:50 04-03-2015 Dosjet/Komisioni nis punimet, largohen deputët nismëtarë. Doda: Nuk bëhemi pjesë e farsës Mesila Doda dhe Shpëtim Idrizi

Komisioni parlamentar nis punën për të diskutuar projektligjin e dosjeve, por deputetët nismëtarë dhe shoqëria civile kundërshtojnë punimet. Mesila Doda ka theksuar në hyrje të Kuvendit se nuk ka ndërmend të bëhet pjesë e farsës.

“Hartuesit e ligjit nuk mund të jenë kukulla. Nuk bëhemi pjesë e farsës paso janë larguar hartuesit e vërtetë të ligjit’’, u shpreh Doda.

Kurse përfaqësues të shoqërisë civile u shprehën se në Komision ka persona me konflikt interesi me projektligjin dhe se futja në kalendarin e ditës sot e diskutimit, është e gjitha një tentativë për ta zbehur dhe zhdukur debatin.

Kurse Elsa Ballauri tha se politika duhet të mënjanohet nga protagonizmi. ‘’Nëse nuk biem dakord, atëherë do të bëjmë referendum dhe peticion. Duhet të jetë çështje kombëtare e të gjithëve, duke u larguar nga politika sepse politika është bërë protagoniste me pa të drejtë, duke mos qenë ajo thelbi i kësaj rruge. Nuk ka asgjë të keqe ky ligj. Duhet të përballemi me të kaluarën por jo të kthehet në një luftë politike.’’, tha  Ballauri.

Sipas rendit të Kuvendit,  Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën  Publike dhe të Drejtat e Njeriut do të diskutojë sot Projektligjin “Për hapjen e dosjeve të sigurimit të shtetit dhe procesin e lustracionit”, propozuar nga deputetët Mesila Doda, Shpëtim Idrizi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Deputeti Fufi flet nesër për atentatin e organizuar ndaj tij
Debat i ashpër për Doshin në Komisionin e Ligjeve, Ristani: duam dorëheqjen e Metës »
Article Logic
Execution time: 0.026109933853149
array(1) { ["section"]=> string(91) "dosjet-komisioni-nis-punimet-largohen-deputet-nismetare-doda-nuk-behemi-pjese-e-farses-4930" }