Drafti i BKH, Tahiri: PD ra dakort, për kryetarin do firmoste edhe Kryeprokurori

Publikuar tek: politike, më 22:14 11-02-2016 Drafti i BKH, Tahiri: PD ra dakort, për kryetarin do firmoste edhe Kryeprokurori

Edhe këtë të enjte, seanca parlamentare u dominua nga debati mbi projektligjin për Byronë Kombëtare të Hetimit, një projektligj i paraqitur me shpejtësi nga Qeveria dhe që u hodh në formë sfide për opozitën, por jo vetëm, në Kuvend.



Por cili ishte drafti, që pozita thotë se është ai që ka rënë dakort edhe opozitës, ndërsa kjo e fundit thotë se është draft tjetër të cilin nuk e miraton. Kush prej palëve e thotë të vërtetën? E vërteta është shumëplanëshe dhe për të shpalosur njërin prej këtyre planeve, këtë të enjte në Top Story, përballë gazetarit Sokol Balla ishte i ftuar ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

I pyetur nëse Partia Demokratike gjatë bisedimeve për një draft të dakortësuar, kishte kundërshtuar pikën që parashikon emërtesën e kreut të Byrosë nga ana e ministrit të Brendshëm.

“PD nuk e ka shfaqur kurrë dyshimin apo kundërshtimin që do ta emëroja unë drejtorin. Ka kërkuar vetëm që emërtesën time ta konfirmojë me shkrim Prokurori i Përgjithshëm dhe nuk u diskutua asnjëherë nëse do të jetë emërtesë e ministrit të Brendshëm apo jo”, tha ministri Tahiri.

Ministri foli për bisedimet me opozitën me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve, ku ndryshe nga sa thotë Partia Demokratike që drafti është gati që në fund të muajit tetor, thotë se ai ka përfunduar vetëm pak kohë më parë.

“Është pranuar gjithçka që ka kërkuar opozita dhe arritëm në draftin konsensual, që nuk çalonte në asnjë gërmë nga pikëpamja e mbështetjes politike. Kjo ka ndodhur pak kohë më parë. Ne ishim ende në diskutim me partnerët nëse disa ndryshime të tjera të ligjit të policisë dhe një ide që ishte më shumë akademike, a do të shkonim me një akt që përfshinte të gjitha ndryshimet apo vetëm për Byronë dhe vendosëm që të shkonim me një akt që përfshin vetëm Byronë. Akti u dakortësua me pd me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve. Unë kam konfirmuar vullnetin e opozitës dhe të partnerëve për të miratuar këtë akt. Rikërkova konfirmimin e vullnetit konsensual këtë javë. Qeveria ka miratuar draftin e dakortësuar dhe në Parlament sot është ai draft”, tha Tahiri.

Megjithatë, duket se drafti nuk ka vetëm kundërshtimin e PD-së, por edhe rezervat e LSI-së. Vetë kreu i kësaj force deklaroi këtë të enjte se drafti duhet të kalojë me konsensusin e Partisë Demokratike, ndërsa më herët ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka shprehur përmes një letre vërejtjet e tij.

Top Channel zotëron një dokument, në të cilin janë paraqitur 13 vërejtje të ministrit Manjani drejtuar Tahirit në fillim të muajit dhjetor, ku thuhet ndër të tjera fakti që ka një mbivendosje kompetencash midis Byrosë dhe Prokurorisë, që bien në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për draftin e 2014-s.

Ja dy nga vërejtjet e Manjanit:

“Fakti që emërimi, lirimi nga detyra dhe shkarkimi i drejtuesit të Byrosë është në kompetencat e ministrit të Brendshëm, krijon premisë varësie të saj nga pushteti ekzekutiv”.

“Bashkimi në një ‘dorë’ i veprimtarisë gjurmuese me atë hetimore është i papranueshëm për sistemin tonë juridik”.

Dokumenti në fjalë kërkonte kthimin mbrapsht për plotësim të projektligjit në përputhje edhe me vendimin e Gjykatës Kushtetueses. Por, siç zbuloi Top Channel, dy draftet - ai i kontestuar në

Këtyre interpretimeve publike, ministri Tahiri iu përgjigj se më shumë rëndësi ka ajo që LSI po tregon me vepra, duke e miratuar draftin në Qeveri dhe duke shprehur gatishmërinë për ta votuar edhe në Kuvend, sesa deklaratat. 

Deklaratës së Saimir Tahirit në Top Story, ku tha se drafti i Byrosë u konsultua për herë të fundit të hënën iu përgjigj përmes një reagimi për Top Story Partia Demokratike.

Në reagimin e vet, opozita thotë se me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve është dakortësuar për draftin sipas rekomandimit numër 90 të Komisionit të Venecias.

“Data 23 dhjetor është dita e fundit që Partia Demokratike ka komunikuar me SHBA-të për Byronë. Në këtë takim është dakortësuar që drafti i BKH duhet të reflektojë rekomandimin 90 të Komisionit të Venecias”, thuhet në reagimin e PD.

Ministri i Brendshëm iu përgjigj këtij reagimi duke i kërkuar opozitës që të bëjë publik draftin që është rënë dakort.

Situata e rendit

Ministri foli edhe për situatën e rendit dhe për akuzat e Partisë Demokratike për lidhje me krimin. Tahiri tha se qytetarët sot perceptojnë një pasiguri më të madhe edhe për shkak të mungesës së drejtësisë, ndaj për këtë iu rikthyer reformës në drejtësi.

“Duhet reforma në drejtësi për ata që edhe sot arreston policia dhe i shpall të pafajshëm gjykata. Duhet të bëjmë reformën në drejtësi ashtu si me dekriminalizimin. Ramë dakort dhe hajde e po i nxjerrim këta të inkriminuarit nga parlamenti përmes dekriminalizimit dhe po ja lëmë qytetarëve nëpër lagje”, tha Tahiri.

Lidhur me deklaratën e kryeprokurorit Adriatik Llalla, që gjatë analizës me prokurorët e Durrësit deklaroi se në aksin Tiranë-Durrës veprojnë grupe kriminale të lidhura shpesh me pushtetin, Tahiri dha këtë interpretim:  

“Një deklaratë tepër e rëndë që as mua dhe as prokurorit nuk na takon ta themi. Unë nuk besoj që e ka thënë saktësisht kështu. Sa i përket kriminalitetit, viti që mbyllëm ka qenë një vit mjaft i mirë në lidhje me sigurinë, ka numrin më të ulët të vrasjeve, të vjedhjeve dhe të gjitha veprave penale. Janari nisi me ngjarje të rënda kriminale, në Durrës, Krujë dhe Elbasan. Në Durrës, policia ka çuar në Prokurori dhe Prokuroria në gjykatë dhe sot janë në burg dy të dyshuarit. Janë arrestuar edhe 6 të ngjarjes së Krujës, ndërsa në ngjarjen e rëndë të Elbasanit po punohet për zbardhjen e saj”, tha Tahiri.

Kritikat e Blushit 

Ministri i Brendshëm foli edhe për vërjetjet e Ben Blushit, si për zgjedhjet brenda PS ashtu edhe për qeverisjen. 

“Të gjithë besojnë tek gara në PS. Askush nuk ka thënë që kreu i PS nuk duhet zgjedhur. As Rama vetë nuk e thotë këtë. Askush nuk thotë s’do ketë zgjedhje. Unë mendoj që partia dhe rregullat e saj kanë një arsye pse ekzistojnë, ka një të vërtetë më të madhe sesa e drejta e statutit. Qytetarët kanë votuar për qeverinë, kryeministrin dhe PS. Nëse jemi votuar në dy palë zgjedhje nuk ka sens që të votohesh edhe në parti me parimin një anëtar një votë. Statuti është gjë e gjallë dhe duhet të ndryshojë. Nuk po them që Blushi nuk ka të drejtë, por ka të drejtë të kufizuar brenda partisë”, tha Tahiri.

Sa për kritikat e Blushit për qeverisjen...

“Ka shkuar tepër larg dhe ka shkelur edhe mbi të drejtën e statutit të partisë”, u shpreh Tahiri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Alfred Peza: Ben Blushi nuk po bën mirë as shkrimtarin dhe as politikanin
“Ramën e mban në këmbë vetëm inati” »
Article Logic
Execution time: 0.062610864639282
array(1) { ["section"]=> string(83) "drafti-i-bkh-tahiri-pd-ra-dakort-per-kryetarin-do-firmoste-edhe-kryeprokurori-32347" }