Drama e djaloshit 15 vjeçar, gjakmarrja e ngujon brenda 4 mureve

Publikuar tek: fcb-bomb, më 21:19 16-12-2017 Drama e djaloshit 15 vjeçar, gjakmarrja e ngujon brenda 4 mureve

Gjergji është vetëm 15 vjeç. Jeton në një shtëpi që vetëm emrin ka të tillë, në rrethina të Shkodrës.

Babain e ka në burg dhe nuk e ka ndjere ngrohtesine e tij ne rritje, pasi ai nuk kishte ardhur ende ne jete kur ai u arrestua per vrasje. Femija qe po dilte ne jete, fatin e tij e kishte tashme të shkruar, do te jetonte mes kater mureve, i izoluar nga fenomeni i gjakmarrjes. E per fat te keq keshtu ndodhi, sepse prej dites qe lindi e deri me sot, ai jeton mes ftohtesise se mureve te nje shtepie thuajse te shkaterruar, qe nena e tij 42 vjeçare ka marre me qera. Ne shkolle nuk e lejon te shkoje nga frika e gjaksit, ndersa 2 vellezerit e tij me te rritur jetojne te fshehur tek te afermit.

Kane zgjedhur te lene egersine e malesise se Dukagjinit per te ardhur ne Shkoder, pasi jane me larg syve te familjes me te cilen jane ne gjak, por me vete kane marre varferine dhe friken. Me te dyja ato bashkejetojne me nenen e tij, ndersa ne dhome nuk ka nje televizor, e aq me pak ndonje sobe per tu ngrohur. Te vetmet jane divanat, shtrati ku flene, nje frigorifer gjysem funksional, por i boshatisur dhe dritarja prej nga ku hyn drita, e qe Gjergji e ka kontaktin me te mire me boten, sepse nga aty sheh levizjet e bashkemoshatareve, te automjeteve ne rruge, por edhe te ndonje mysafiri te padeshiruar qe mund te sillet andej pari.Screenshot_27.jpg

Flet shume pak, por di te shkruaje e lexoje, fale oreve te mesimit qe ka marre nga mesuese Liljana Luani, qe eshte vizitorja me e shpeshte ne familjen e tij. Ka edhe nje mik qe siç thote vete djaloshi 15 vjeçar, vjen per ta takuar por jo shpesh. Me te luan, apo bisedon, shpesh per gjera qe ai ne jeten e perditshme nuk arrin ti preke si te gjithe bashkemoshtaret.

Ndersa nena e tij, Filja tregon: “Sapo kisha mbetur shtatzene, kur burri beri vrasjen dhe perfundoi ne burg. Ate dite cdo gje mori fund per mua dhe femijet. 2 djemte e rritur dhe krijesa qe po sillja ne jete do te kishin fatin e keq qe po i ndjek edhe sot pas 16 vitesh, te rrinin ne nje bote, per te jetuar ndryshe nga te tjeret. Nuk do te dilnin, s’do te shkonin ne shkolle si gjithe bashkemoshataret, e nuk do te mund te shijonin gjerat qe i sjell jeta. Me familjen ne gjak kemi tentuar te pajtohemi, por ka qene cdo gje e kote. Kane refuzuar dhe duan gjakun e njeriut te tyre. Varferia mes nesh eshte ulur kembekryq. Jetoj me 40 mije leke asistence, prej te cilave duhet te siguroj buken, e te paguaj qerane e shtepise te cilen prej 4 muajsh se kam shlyer dhe pronari me kercenon se do te me nxjerr perjashta. Shteti na ka lene ne meshire te fatit dhe kur kam kerkuar dicka me shume, me kane thene aq marrin jetimet. Sikur ti kisha femijet jetim, te pakten do te dilnin te lire ne rruge. Por ne jemi me keq se te gjithe sepse nuk mund te dalin, vetem brenda ketyre mureve qe jane burg me i shemtuar i jetes” e mbyll fjalen e saj mes loteve 42 vjeçarja.

Historia e kesaj familje ashtu si shume te tjera eshte e rende, por behet edhe me e trishte ndersa djaloshi 15 vjeçar mes dritares se vogel ne njerin krah sheh boten pertej shtepise, rrezet e diellit qe japin shpresen, apo qiellin qe “loton” bashke me nenen e tij, e nga krahu tjeter drejton lutjet tek “Zoti” qe ai beson, per te dale nga keto kthetra te nje fenomeni qe ne Shqiperi ka ngujuar qindra bashkemoshatare te tij, e ka marre shume jete njerezish.

Ne fund ndersa ikim, e pyesim Gjergjin se çfare jane per te Krishtlindjet dhe Viti i ri dhe ai ul koken, mes loteve te pakta qe dalin ne nje dite te ftohte dimri, e me reshje si kjo e sotmja, tregon:

“Nena me ka thene se dritat shumengjyreshe ne qiell jane momenti i festes per te tjeret, por di qe per ne shpesh na ka shoqeruar drita e qiriut, e mungesa e bukes”!

Screenshot_28_copy.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.23319792747498
array(1) { ["section"]=> string(70) "drama-e-djaloshit-15-vjecar-gjakmarrja-e-ngujon-brenda-4-mureve-103343" }