Drejtësia ndez ‘’alarmin’’. Levizje e takime negociatash: Rama takon Metën, Lu- Berishën dhe Bashën

Publikuar tek: politike, më 08:31 24-12-2015 Drejtësia ndez ‘’alarmin’’. Levizje e takime negociatash: Rama takon Metën, Lu- Berishën dhe Bashën Rama, Meta, Lu, Basha

Rama me të mbërritur nga Izraeli shkoi dje në zyrën e Metës në Kuvend për të folur e negociuar për Reformën në Drejtësi e cila kërkon 93 vota nga deputetët.

Në të njëjtën linjë, pak orë më vonë, u shfaq ambasadori amerikan Donald Lu në zyrën e Lulzim Bashës, kreut të PD-së, për të ‘’negociuar’’ për të njëjtën gjë.

Këto takime erdhën menjëherë pas publikimit të konkluzioneve paraprake të Komisionit të Venecias, të cilat nuk janë të njohura ende publikisht.

LSI-ja duket e vendosur në atë që i kërkon PS-së: edhe konsensusin e PD-së, madje jo vetëm kaq po pajtueshmërinë edhe me shoqërinë civile e grupet e interesit, shkruan ‘’Shqip’’. Takimit Rama-Meta, iu bashkua edhe ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Mesazhi i LSI-së qe i qartë ditën e djeshme: kreu i grupit parlamentar Petrit Vasili në një deklaratë për shtyp foli për reformë gjithpërfshirëse, po kështu vetë Meta nga Scan TV kërkoi gjithpërfshirje.

Por negociata zhvillonte edhe Lu me ish-kryeministrin Sali Berisha, që në të vërtetë ka një rol të madh brenda partisë, të cilën e drejton Lulzim Basha. Pas Berishës, Lu takoi edhe Bashën.

Dhe konkluzioni qe i qartë, si Basha dhe Berisha mbështesin rekomandimet e Komisionit të Venecias për propozimet e Ekspertëve të Nivelit të Lartë për reformën në Drejtësi.

“Me vërejtjet dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias, provohet se sa qesharake janë pretendimet se opozita është kundër reformës në drejtësi. Komentet, vërejtjet, rekomandimet apo sugjerimet dëshmojnë qartë se opozita është jo për një reformë që kap drejtësinë nga politika apo partia, por për një reformë të standardeve evropiane’’, tha dje Berisha.

Kurse deklarata e Bashës kishte të bënte me mbështetjen totale vetëm të rekomandimeve të Komisionit të Venecias.

Megjithatë ajo që mbetet ende e pazbuluar është e vërteta në lidhje me propozimin e palës shqiptare te Komisioni i Venecias për Reformën në Drejtësi. Çfarë është pranuar dhe çfarë jo? A janë në siklet socialistët të cilët kryesojnë komisionin për reformën në drejtësi me Fatmir Xhafajn për propozimin e tyre, i cili mund të mos ketë patur suksesin e plotë në Venecia, gjë që ka detyruar Ramën të kërkojë mbështetjen e LSI-së dhe të neglizhojë mbështetjen e PD-së?

Por një gjë është e qartë, Rama duhet të fitojë mbështetjen e Bashës, pa të cilën, siç e ka thënë edhe Meta, nuk do të përfundojë Reforma në Drejtësi. Në të kundërt të riorganizojë edhe njëherë Ekipin e Reformës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Veliaj: Gjobës së PD-së i ka filluar kamatvonesa. Kryebashkiaku shpjegon nëse do rritet çmimi i biletës së transportit urban
Kushtetuesja rrëzon përkohësisht supergjobat e qeverisë për biznesin »
Article Logic
Execution time: 0.019860029220581
array(1) { ["section"]=> string(97) "drejtesia-ndez-alarmin-levizje-e-takime-negociatash-rama-takon-meten-lu-berishen-dhe-bashen-28451" }