Drejtësia/ Përfundon takimi i Ramës me Metën në Kryesinë e Kuvendit, asnjë deklaratë për gazetarët

Publikuar tek: politike, më 11:50 09-01-2016 Drejtësia/ Përfundon takimi i Ramës me Metën në Kryesinë e Kuvendit, asnjë deklaratë për gazetarët

Ka përfunduar pas një orë e gjysmë takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Kuvendit Ilir Meta. Në takimin e zhvilluar në Kryesinë e Kuvendit, dy aleatët e koalicionit qeverisës mendohet se kanë diskutuar për reformën në drejtësi.

Pavarësisht interesimit të madh të mediave, asnjë prej dy zyrtarëve nuk ka folur për gazetarët e pranishëm pranë ambienteve të Kryesisë së Kuvendit.


Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar aktualisht një takim me kreun e Kuvendit Ilir Metën. Takimi është duke u zhvilluar në kryesinë e Kuvendit dhe do të diskutohet për reformën në drejtësi.

Përpara takimit me Ramën, në zyrën e Metës ka qënë për disa minuta edhe ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.

Po në kryesinë e Kuvendit ka nisur tryeza e ekspertëve të nivelit të lartë për këtë reformë, ku të pranishëm janë edhe ekspertët e Partisë Demokratike. Pas bojktotit, ekspertët e PD-së janë ritkhyer sërish në tavolinë, kjo edhe fal ndërhyrjes së ambasadorëve Donald Lu dhe Romana Vlahutin. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD i skadon afati për shlyerjen e gjobës së “8 dhjetorit”, bashkia: Do i bllokojmë llogaritë
Manjani me prokurorët për ‘Drejtësinë’: Vetëm banori i shtëpisë e di ku i pikon çatia »
Article Logic
Execution time: 0.01714301109314
array(1) { ["section"]=> string(102) "drejtesia-perfundon-takimi-i-rames-me-meten-ne-kryesine-e-kuvendit-asnje-deklarate-per-gazetaret-29519" }