Drejtësia vonon por kurrë nuk harron...Dhjetë muaj për 10 rreshta

Publikuar tek: analiza-komente, më 13:54 10-07-2015 Drejtësia vonon por kurrë nuk harron...Dhjetë muaj për 10 rreshta

Nga Adriatik Riza Dosti

Drejtësia vonon por kurrë nuk harron...Dhjetë muaj për 10 rreshta

Më së fundi ka folur drejtësia dhe ka folur ashtu sic di të flasë vetëm ajo , kur nga padrejtësia i është mbushur kupa e i ka ardhur në majë të hundës , aty ku s'mban më.. Ngjau ajo ç'ka pritej.. Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë të Zvicrës pas tri herë shtyrje të vendimit më së fundi, sot më 10 korrik 2015 ka bërë publik vendimin e saj rreth Dosjes'' Beogradi 14 tetor 2014'' dedikuar gjithë asaj ç'ka ngjau atë ditë në kryeqytetin serb gjatë ndeshjes së vlefshme për eliminatoret e France Euro 2016... Serbi - Shqipëri. . Në mënyrë llogjikë e profesionale me sens të lartë ndershmërie e drejtësie kjo gjykatë ka hedhur në koshin e pleherave dy vendimet e mëpareshme të Komisionit të Disiplinës e atij të Apelit të UEFA për këtë ngjarje të rëndë që tronditi mbarë botën sportive e jo të tillë.

Shqipërisë nuk i është bërë asnjë favor përpos që drejtësia ka vënë në vend Drejtësinë dhe haka ka shkuar siç thotë populli tek i zoti. Ajo ç'ka ngjau atë mbrëmje të zezë të 14 tetorit nuk kishte nevojë për kaq shumë komente, luftë nervash e sorollatje të bezdisshme burokratike komisionesh e gjyqesh pa fund , vendimesh të mbrapshta , krejtësisht politike e shtyrjesh plot ankth të një vendimi anti serb, e anti dhune, anti rracizëm ,e anti barbar që dukej prej së largu si drita e diellit.. Shqiptarët kanë të drejtë të jenë të gëzuar por edhe të lumtur sot jo për faktin se morën 3 pikët që i meritonin në çdo lloj sensi e interpretimi ligjor, e as për atë se Kombëtarja e tyre e futbollit tashmë ka 10 pikë, është në vendin e dytë në grup dhe ka shumë gjasa të prekë ëndërrën e madhe të tyre për të qenë prezent në një Finale të një evenimenti të madh të futbollit europian e atij botëror siç është Francë 2016 por ,,,se më në fund panë drite në fund të një tuneli të errrët 103 vjeçar që i kish errësuar kurdoherë në të gjitha ngjarjet e mëdha të historisë së tyre kombëtare e halleshumë.

Shqiptarët tashmë besojnë tek drejtësia ndërkombëtare e kjo e fundit ka kohë që po merr shenja të ndërsjellta prej tyre. Ata vunë sot denjësisht në vendin e duhur Nderin, Prestigjin e Dinjitetin e tyre Kombëtar të nëpërkëmbur padrejtësisht . Por pse u desh pritur kaq gjatë ...Sepse edhe në fund të detit të tentosh ta mbysësh të drejtën ajo një ditë do të dalë në breg të tij ,,,ose do ta nxjerrë vala ose Perëndia ..ndaj populli thotë zoti vonon por nuk harron.

Vendimi i Lozanës më së shumti nuk duhet të gëzojë shqiptarët se sa vetë botën e bukur e qellimin fisnik të sportit e futbollit në veçanti. Duhet të gëzojë e lumturojë të gjithë ata që janë rreshtuar e qëndrojnë fort në krah të luftës kundër rracizmit, dhunës, barbarisë , shovinizmit, poshtërimit e fyerjes së rracave, besimeve fetare, gjuhës, simboleve zakoneve e traditave të sejcilit popull a komb...e në këtë prizëm fqinjët tanë xanxarë serbët e grekët sot duhet të kenë marrë një mësim të mirë por edhe një shuplakë të fortë nga e cila duhet të zënë mend njëherë e mirë për të nesërmen ...Vendimi i Lozanës i tha një JO të fortë së keqes e i hapi dritën jeshile së mirës.

Si shqiptar, si njeri i penës e i botës së futbollit pothuajse gjithë jetës sime por edhe si njeri prej atyre që nuk rreshti së shkruari për ngjarjen në fjalë natyrisht mezi e kam pritur sot këtu në Amerikën e largët agimin e kësaj dite dhe shpalljen publike të këtij vendimi ...Lotë të nxehtë me rrodhën , por ani ishin lotë që Drejtësia i ka hallall e i meriton . Së fundi edhe pse dikush aty në FSHF mund t'ja atribuojë vetes këtë si sukses personal do ti thoja po kaq hapur e publikisht JO.. JO..vetem ju aty nuk keni të drejtë të gëzoni kaq sinqerisht sa të gjithë ne njerëzit e ndershëm ,,,pasi ishit po ju që pak ditë e muaj më parë votuat sërisht padrejtësinë e korrupsionin në krye të Futbollit ndërkombëtar , votuat pikerisht për të qenë në krye sërisht ata njerëz që dje e dënuan aq rëndë e padrejtësisht Shqipërinë e sportin e ndershëm ...votuat dy ndër njerëzit më të zinj në historinë e sportit Blater -Mafiozin e Platinovic - Antishqiptarin që më së paku sipas kësaj llogjikës sime , për një kohë të gjatë, madje shumë të gjatë edhe pse pa i dënuar njeri e pa i shpallur persona Non Grata, gjë të cilën e meritojnë plotësisht me qendrimet e mbajtura ndaj Shqipërisë e shqiptarëve prej kohësh, vetë me ndërgjegjen e tyre nuk duhet ta shkelin më tokën e shqiptarëve .Po kështu nuk kanë aspak të drejtën morale të gëzimit edhe ata analistë, gazetarë e komentatorë me nga një PSEUDO përpara që me aq urrejte e antishqiptarizem gjykuan , fajësuan e i etiketuan gjithfarëllojësh djemtë, futbollistët e heronjtë tanë kombëtare të asaj mbrëmje të çmendur lufte të serbëve fashistë..

Gjykoj kështu jo për 3 pikë a një ndeshje futbolli ,,por më së shumti për qëndrimin e pafytyre, krejtësisht politik e imazh dëmtues që mbajtën ndaj Shqipërisë e shqiptarëve ,duke u reshtuar haptazi kundër padrejtësisë e errësirës ...E tani më duket se ne shqiptarët kemi hequr nga supet një mal të rëndë që mbanim padrejtësisht mbi supe për 10 muaj rradhazi e që na peshonte e rëndonte shumë ,,,vërtet shumë ..Kemi të drejtë tashmë të marrim frymë lirisht .Turpi le të mbetet në derën e atyre që janë mësuar me të e nuk mund të rrojnë dot pa të . Shqipja u ngrit sërisht në fluturim..dhe nuk ka Perëndi që ta ndalë ,,,Qielli i pafund ka lindur për të ...

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032119989395142
array(1) { ["section"]=> string(69) "drejtesia-vonon-por-kurre-nuk-harron-dhjete-muaj-per-10-rreshta-15813" }