Drejtonin me shpejtësi marramendëse, radarët kapin 'mat' shoferët

Publikuar tek: aktualitet, më 16:47 12-01-2019 Drejtonin me shpejtësi marramendëse, radarët kapin 'mat' shoferët

Policia rrugore ka evidentuar tre raste të kapura nga radarët elektronikë duke drejtuar me shpejtësi tej normave të lejuara.

Radarët në aksin rrugor Lushnjë - Rrogozhinë ka konstatuar automjetin tip 'Benz' me shpejtësi ekstreme 193 km/h, automjetin 'Golf 5' me shpejtësi ekstreme 177 km/h, si dhe automjetin 'Polo' me shpejtësi 152 km/h.

Policia e shtetit bën me dije se masa e gjobës ër raste të tilla varion nga 5.000 - 15.000 lekë plus 1-3 muaj pezullimi i lejes së drejtimit për ata drejtues mjetesh që kanë mbi tre vjet që kanë marrë patentën, si dhe 3-6 muaj për ata fillestarët me patentë deri në tre vjet.

Njoftimi i policisë:

Polici Rrugor i 'padukshëm' në rrugë për drejtuesit e mjeteve që zbatojnë rregullat e qarkullimit, por prezent me anë të mjeteve logjistike bashkëkohore për ata që shkelin rregullat duke u kthyer në burim aksidenti.

Në aksin rrugor Lushnjë - Rrogozhinë radari i Policisë konstaton automjetin tip “Benz” me shpejtësi ekstreme 193 km/h.

Po në këtë aks rrugor radari i fshehtë konstaton automjetin “Golf 5” me shpejtësi ekstreme 177 km/h, si dhe automjetin “Polo” me shpejtësi 152 km/h.

5.000 - 15.000 lekë varion masa e gjobës plus 1-3 muaj pezullimi i lejes së drejtimit për ata drejtues mjetesh që kanë mbi tre vjet që kanë marrë patentën, si dhe 3-6 muaj për ata fillestarët me patentë deri në tre vjet.

Po më kryesorja është rreziku për jetën, pasi shpejtësi të tilla dhe në kushtet e lagështirës në rrugë rrezikojnë seriozisht jetën e drejtuesit të mjetit, të pasagjerëve dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Drejtues mjetesh, respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, në radhë të parë për sigurinë e jetës suaj, të atyre që udhëtojnë me ju dhe të përdoruesve të tjetër të rrugës!

Policia Rrugore monitoron dhe kontrollon qarkullimin e automjeteve në rrugët urbane dhe interurbane! @ Lushnja, Fier, Albania

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Parashikimi i motit për fundjavën, na e tregon Instututi i Gjeoshkencave
Moti i keq, gjendet i vdekur një person në Korçë (EMRI) »
Article Logic
Execution time: 0.017786026000977
array(1) { ["section"]=> string(69) "drejtonin-me-shpejtesi-marramendese-radaret-kapin-mat-shoferet-148519" }