Drejtoresha e Doganave, Beqiraj: Situata ekonomike jo aq e zezë, shikoni dritë në fund të tunelit

Publikuar tek: ekonomi, më 18:04 29-04-2015 Drejtoresha e Doganave, Beqiraj: Situata ekonomike jo aq e zezë, shikoni dritë në fund të tunelit

Drejtoresha e Doganave, Irena Beqiraj ka zhvilluar sot një konferencë për mediat për treguesit fiskal të 3-mujorit të parë të vitit 2015.

Beqiraj pasi ka bërë rezymenë e disa prej sektorëve është shprehur se situata ekonomike në Shqipëri nuk është aq e zezë dhe ka kërkuar nga mediat që të mundohen të shohin dritë në fund të tunelit.

Beqiraj është shprehur se ka pasur rënie të importit të duhanit dhe energjisë dhe për pasojë edhe mbledhje të tvsh-së nga këto dy produkte. Numri një i doganave është shprehur se rënien më të madhe e ka pasur renta minerale.

Sa i përket eksportit të naftës, Beqiraj tha se ajo është ulur pasi kompania Bankers ka refuzuar ta shesë atë në tregjet e huaja për shkak të çmimit të ulët që ka pasur në bursë. Si pasojë e kësaj, Bankers ka ulur rendimentin e nxjerrës së naftës, ndërsa është duke pritur rritjen e çmimit të bursat ndërkombëtare për eksportimin e saj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.067030906677246
array(1) { ["section"]=> string(99) "drejtoresha-e-doganave-beqiraj-situata-ekonomike-jo-aq-e-zeze-shikoni-drite-ne-fund-te-tunelit-9993" }