Drejtoresha e “Open Data” kap mat guvernatorin Sejko: Bo, bo, kujt i rri në dorë sistemi bankar

Publikuar tek: ekonomi, më 18:27 21-07-2016 Drejtoresha e “Open Data” kap mat guvernatorin Sejko: Bo, bo, kujt i rri në dorë sistemi bankar

Drejtoresha e “Open Data”, Aranita Brahaj ka kapur mat guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko lidhur me disa deklarime të bëra prej tij.

Sipas Brahajt, në deklaratën e pasurisë së Sejkos vihen re disa mospërputhje, që tregojnë analfabeizëm funksional, ndërsa shpreh shqetësimin se në dorë të kujt ka rënë sistemi bankar.

“Bo, bo. Kemi një Guvernator, për bankën qendrore që kur i lexon deklaratën e pasurisë të vinë në mëndje raportet e BB për analfabetizëm funksional. Ky bankieri i shquar në sektorin privat dhe publik, ka nja 4 apartamente . Kur shkruan si i fitoi deklaron me TRASHËGIMI dhe vërteton me KONTRATË DHURIMI. Tani si tja themi këtij që ekonomikisht dhe juridikisht ti vërë zile cdo diplome që mban. Një pronë që dhurohet tatohet si e ardhur, një pronë që trashëgohet jo. Një pronë që dhurohet bazohet në akt/kontratë dhurimi, një pronë që trashëgohet bazohet në testament dhe akt çelje trashëgimi. Bo kujt i rri në dorë sistemi bankar. Aman na gjeni në Guvernator të huaj?”-, shkruan ajo.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021997928619385
array(1) { ["section"]=> string(96) "drejtoresha-e-open-data-kap-mat-guvernatorin-sejko-bo-bo-kujt-i-rri-ne-dore-sistemi-bankar-47336" }