Drejtoresha foto me Ramën, komenton Berisha: Çaste lumturie

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:08 15-04-2015 Drejtoresha foto me Ramën, komenton Berisha: Çaste lumturie Kryeministri Rama ne foto me Loreta Tozaj

Në një foto që po bën xhiron e rrjeteve sociale dhe gazetave online, është edhe ajo e kryeministrit Rama që ka dalë me drejtoreshen e re të zyrës së Hipotekës në Vlorë LoretaTozaj. Siç duket, fotoja është shkrepur pas një dreke në qytetin e Vlorës. 

Loreta Tozaj mori detyrën pas shkarkimit të ish drejtores Ina Laçej në krye të hipotekës. Pak kohë më parë ministri Nasip Naço shkoi për inspektim në Vlorë, në fillim të marsit, por nuk gjeti shumë punonjës në administratë. Duke pretenduar marrjen e masave.

Foto u publikua nga rrjetet sociale e më pas nga portalet online, express, lapsi, cityfm etj. Nuk është hera e parë që kryeministri del në foto gjatë qëndrimit të tij në tavolina. Më së shumti preferon selfie. 

"Çaste lumturie! Drejtoresha e re e hipotekës ne Vlorë e ka merituar plotesisht besimin e Ramës! sb" shkruan menjëherë Berisha ne facebook për foton. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.084997892379761
array(1) { ["section"]=> string(65) "drejtoresha-foto-me-ramen-foto-ben-xhiron-e-rrjeteve-sociale-8790" }