Drejtoreshës në Korçë i lind një ide dhe e vë menjëherë në zbatim: Çfarë u bëri nxënësve ditën e parë të shkollës

Publikuar tek: fcb-bomb, më 16:42 29-09-2016 Drejtoreshës në Korçë i lind një ide dhe e vë menjëherë në zbatim: Çfarë u bëri nxënësve ditën e parë të shkollës

Drejtoreshës së shkollës “Raqi Qirinxhi”, Keti Qirinxhi, duke marrë shkas nga shkollat e vendeve si Danimarka, si dhe duke hulumtuar në internet i ka ardhur një ide fantastike. Të lërë në bankën e gjithsecilit prej nxënësve në ditën e parë të shkollës nga një mesazh të personalizuar. Kjo ide e drejtoreshës u mbështet edhe nga mësuesit e shkollës të cilët ndihmuan në gjetjen e mesazheve të përshtatshme për nxënësit.

dr3.jpg

Intervista publikuar nga Portali Shkollor:

Si ju lindi ideja që në ditën e parë të shkollës të shkruani një mesazh për secilin nxënës?

Kam eksperiencë personale nga shkolla në vende të tjera si Danimarka, në internet gjithashtu. Kjo metodë praktikohej në raste provimesh, por ne vendosëm ta praktikojmë në ditën e parë të shkollës.

Si i përzgjodhët mesazhet?

Mesazhet vijnë nga ne duke pasur parasysh si duhet të jenë nxënësit për ne, çfarë ne mund të bëjmë më shumë që ata ta duan shkollën. Ata nuk janë njerëz që mbushin klasat tona, por janë fëmijët tanë, e si ne do t`ju drejtoheshim këtyre fëmijëve me dashuri, si duhet të ndjehen të motivuar jo vetëm për një fillim të mirë të vitit shkollor.

Si i pritën nxënësit?

Një kujtim i fiksuar në memoriene tyre, më të çliruar nga emocionet e ditës së parë, të surprizuar pak. Vitin e ardhshëm do të jenë edhe nxënësit që do të japin mesazhe për të rinjtë e klasës së 10-të.

Cilat ishin komentet e para?

Shumë prindër të ftuar atë ditë e përshëndetën këtë mënyrë pritjeje dhe na falënderuan për këtë.

Po mësuesit?

Mësuesve iu pëlqeu ideja, disa kontribuuan me mesazhet e tyre.

Si nisi ky vit shkollor në gjimnazin tuaj?

Me shumë punë, me vështirësitë e një fillim viti, por me cilësi dhe me shumë kërkesa të nxënësve për të qenë pjesë e shkollës edhe pse nuk mundemi të plotësojmë kërkesat për të gjithë.

Cili është mesazhi juaj për nxënësit? Po për mësuesit?

Të gjithëve iu uroj suksese! Do të bëjmë gjithçka mundemi që të plotësojmë kërkesat në rritje të arsimit. Nuk harrojmë për asnjë çast që misioni ynë është i bukur, por i vështirë. Duhet më shumë përpjekje për t’u rritur profesionalisht. Koha kërkon jo vetëm mësues profesionalisht të aftë, por dhe vizionare, mendje hapur, të socializuar, jo vetëm mësimdhënës mekanikë.

Për nxënësit mesazhi im është:  të jetojnë sa më intensivisht moshën e gjimnazit, të përfitojnë çdo ditë nga kjo eksperiencë edhe duke gabuar, por gjithmonë të orientohen drejt të ardhmes pa humbur kohë, të mësohen e të aftësohen si të jetojnë në demokraci, të konkurrojnë duke krijuar identitetin e tyre duke u mbështetur tek kjo dhe tek askush tjetër!

dr1.jpg

dr2.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.19331216812134
array(1) { ["section"]=> string(118) "drejtoreshes-ne-korce-i-lind-nje-ide-dhe-e-ve-menjehere-ne-zbatim-cfare-u-beri-nxenesve-diten-e-pare-te-shkolles-54531" }