Drejtori Fakiç zbulon Skënderbeun e sezonit të ri, flet për kampionatin dhe Partizanin…

Publikuar tek: sport, më 18:07 01-08-2016 Drejtori Fakiç zbulon Skënderbeun e sezonit të ri, flet për kampionatin dhe Partizanin…

Haris Fakiç, drejtori sportiv i Skënderbeut në një prononcim për newsport.al ka folur për sezonin e ri që pritet të startojë në fillim të shtatorit. Fakiç shprehet i kënaqur me nivelin e Superiores, pasi sipas tij i gjithë niveli i skuadrave është rritur.

"Mendoj që çdo vit kampionati Shqiptar po forcohet gjithmonë e më shumë. Kjo është shumë e rëndësishme për nivelin e futbollit në Shqipëri, dhe pas kësaj ne duam të rrisim performancën tonë në Europë. Besoj që kjo do të jetë dhe në vazhdimësi, po shikoj një atmosferë të mirë te shumë skuadra të Superiores dhe ky fakt po më gëzon", tha Fakiç.

Më pas drejtori i kampionëve të Shqipërisë, foli konkretisht për skuadrën në të cilën ai bën pjesë.

" Skënderbeu është pretendent për titull çdo herë, por jo vetëm pretendent për titull pasi skuadra jonë kërkon shumë më shumë se aq. Tani për tani Skënderbeu është model për të gjitha skuadrat e tjera. Edhe ata ashtu kërkojnë dhe dëshirojnë që të jenë si ne, një gjë që nuk është aspak keq pasi kampionati bëhet më i fortë", shtoi ai.

I pyetur për ecurinë e ekipeve shqiptare në kupat e Europës, drejtori sportiv i Skënderbeut tha:

"Paraqitja e ekipeve tona në Europë është mesatare, por normalisht pozitive. Për ne shumë skuadra nga jashtë janë favorite dhe besoj që kjo do të ndryshojë shumë shpejt në të ardhmen. Mendoj se ne tashmë ia kemi arritur pasi kemi vërtetuar me fakte që nuk ka më skuadra favorite ku nuk mund të flitet më se cila mundet  të kalojë ose jo. Skënderbeu i ka munguar futbollit shqiptar këtë vit në kupat e Europës. E kam thënë dhe më parë që nuk besoj se një skuadër tjetër në këto momente është i gatshëm për t'u kualifikuar në fazën e grupeve.

Kukësi bëri një hap, por dështoi në hapin tjetër. Mendoj që i mungon eksperienca kundër skuadrave me emër, cilësia dhe qetësia në momentet e duhura, por besoj që koha do t'i ndrrojë këto gjëra. Edhe Kukësi vitin tjetër në qoftë se paraqitet mirë në kampionat do paraqitet edhe në Europë më mirë".

Gjithashtu Fakiç nuk harroi të përmendte Partizanin dhe Shkëndijën, dy skuadrat shqiptare që vazhdojnë akoma aventurën Europiane.

"Partizani është konkurrenti jonë kryesor, pas gjithë statistikave dhe ambjentit i cili është krijuar kohët e fundit në opinionin e vendit tonë edhe në media. Ne nuk merremi me skuadra të tjera, por në fakt vjet ishin afër objektivit, por në fund fiton çdo herë më i forti. I uroj suksese në vazhdimësi në Europë. Kampionati fillon në 7 shtator dhe do e shikojmë ku jemi dhe çfarë do të arrijmë në të ardhmen", përfundoi Haris Fakiç, drejtori sportiv i Skënderbeut.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Futbollistit s'i dridhet dora, merr me qira një ishull të tërë dhe i propozon të fejuarës
Serbët çmenden nga postimi i Chelsea për Matiç: “Provokacija” »
Article Logic
Execution time: 0.049211025238037
array(1) { ["section"]=> string(91) "drejtori-fakic-zbulon-skenderbeun-e-sezonit-te-ri-flet-per-kampionatin-dhe-partizanin-48401" }